CH-Ballkani
Shqipëria, 3 miliardë € rezerva valutore
Shqipëria ka rreth 3 miliardë euro rezerva ndërkombëtare në valuta të huaja. Sipas Bankës së Shqipërisë, krahasuar me një vit më parë, rezerva valutore e vendit është rritur me mbi 150 milionë euro.
Sipas Top-Channel, autoriteti që administron rezervën valutore është Banka e Shqipërisë. Të dhënat tregojnë se banka e ka investuar pjesën dërrmuese të saj, rreth 1 miliard e 860 milionë euro, në letra me vlerë të qeverive të huaja.
Por banka nuk lejohet të investojë në letra me vlerë të çdo qeverie. Për shkaqe sigurie, ligji e detyron atë të blejë vetëm borxhin e vendeve të sigurta, ato të cilat kanë një vlerësim minimalisht më të lartë se 3B+ nga kompanitë e vlerësimit. Për krahasim, vetë Shqipëria ka një vlerësim më të ulët sesa ky, ndaj bankës nuk i lejohet të blejë borxhe në valutë nga qeveria shqiptare.
Zëri i dytë ku është investuar rezerva ndërkombëtare janë monedhat dhe depozitat në bankat e huaja qendrore. Në këto instrumente, Banka e Shqipërisë mban rreth 806 milionë euro, ndërsa dy zërat e fundit janë kuotat në Fondin Monetar dhe shufrat e arit.
E-Diaspora
-
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali Itali: Vogëlushi shqiptar ndërron jetë pas lëndimit të rëndë në kokë... -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin -
Valdete Hoti, kur humanizmi shndërrohet në mision jete
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












