Lajme
Shqipëria, 1 miliard investime nga projekti TAP
Përfaqësuesi i Gazsjellësit të Azerbajxhanit, Ibrahim Idarov tha se investimi total në Shqipëri nga projekti TAP, do të jetë rreth 1 miliard dollarë
Gjatë tri viteve të ardhshme Shqipëria do t’i marrë 1 miliard dollarë investime nga ndërtimi i gazsjellësit Transadriatik (TAP). Drejtuesit e kompanisë shtetërore të gazit në Azerbajxhan, një nga aksionerët kyç të projektit, thonë se punimet në Shqipëri do të nisin vitin tjetër me ndërtimin e rrugëve.
Pjesa më e madhe e këtyre investimeve do të kryhet në periudhën 2016-2017, ka thënë Ibrahim Idarov, drejtori i gazsjellësit për Greqinë dhe Shqipërinë. Ai tha për TCH se strategjia e kompanisë është që shumica e punimeve të nënkontraktohen nga kompani shqiptare.
“Ne besojmë se investimi total i drejtpërdrejtë ose indirekt në Shqipëri do të jetë rreth 1 miliard dollarë. Dëshira dhe strategjia jonë është që në këtë investim të angazhojmë sa më shumë kompani shqiptare që të jetë e mundur dhe për këtë i mirëkuptojmë plotësisht pritshmëritë e qeverisë në Tiranë”, tha Idarov.
Gazsjellësi TAP pritet të kushtojë në total mbi 40 miliardë dollarë.
“Megjithatë, në disa punime mund të ketë kufizime për kompanite vendase, që lidhen me teknologjinë e lartë që kërkohet. Por për ato punë të cilat nuk kërkojnë teknologji komplekse, strategjia jonë do të jetë kontraktimi plotësisht tek kompanitë vendase”, deklaroi Idarov.
Gazsjellësi Transadriatik, sipas tij, ka një program të përcaktuar ndërtimi dhe sipas këtij programi punët aktive në terren në të tre vendet Itali, Greqi dhe Shqipëri do të fillojnë vitin tjetër.
Siç tha Idarov, pjesa e parë e punimeve ka të bëjë me ndërtimin e rrugëve mbështetëse të projektit.
“Tenderi është duke u mbyllur dhe shumë shpejt në do të lidhim kontratat me kompanitë qe do fitojnë. Pra, në këtë sens, për sa i takon Shqipërisë, investimet e para do të vijnë që vitin tjetër, ndërsa pjesa më e madhe e shumës prej 1 miliard dollarësh parashikohet të kryhet në dy vitet e ardhshme, 2016 dhe 2017”, deklaroi ai.
Në pyetjen se cilat janë përfitimet që merr ekonomia shqiptare nga ky projekt, Idarov tha se përfitimi është i shumanshëm. Më i madh, sipas tij, është që Shqipëria bëhet anëtar i një projekti paneuropian, pra një lojtar aktiv në një vepër strategjike dhe shumë të rëndësishme për Evropën.
“Ky është një nga elementët kyç. Por sigurisht ndërtimi i projektit do të ketë përfitime të tjera të rëndësishme për ekonominë dhe qytetarët shqiptarë. Do të krijohen vende të reja pune, do të ketë kontrata për bizneset shqiptare dhe kompanitë tuaja do të përfitojnë njohuri teknologjike duke marrë pjesë në projekte kaq gjigante”, deklaroi drejtoi i gazsjellësit në Azerbajxhan.
Sasitë e para të gazit azerbajxhanas, siç tha më tej Idarov, do të arrijnë kufijtë evropianë në fillim të vitit 2020.
“Ne tani jemi duke punuar që edhe Shqipëria të ketë mundësi të përfitojë nga ky gaz. Me qeverinë tuaj sot firmosëm një memorandum bashkëpunimi. Në thelb qëllimi i këtij memorandumi është që Shqipëria të mos jetë thjesht një vend transit i gazit, por të ketë mundësi ta përdore atë”, deklaroi ai.
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare Helmimi me gaz në Porcari, dëshmia e fqinjit shqiptar për momentet e para... -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç










