Shqipëria
Shqipëri: Turizmi në krizë, shpresa tek turistët nga zonat shqipfolëse
Kryetari i shoqatës se Hoteleri-Turizmit në Shqipëri, Zak Topuzi i ftuar në Euronews Albania foli mbi pasojat që ka pësuar sektori i turizmit në vendin tonë, për shkak të pandemisë.
Topuzi tha në vitin 2020 pati 60% më pak turizëm krahasuar me vitin 2019, ndërsa është prekur i gjithë sektori i turizmit.
“Shqipëria arriti të sigurojë më pak se 60% të turizmit në krahasim me 2019. Goditja ka qenë në të gjithë sektorin e turizmit”, u shpreh Topuzi, përcjell Albinfo.ch.
Sipas Topuzi gjendja e turizmit nuk ka shfaqur ende shenja përmirësimi në vendin tonë, pasi prenotimet vijojnë të zbresin.
“Prenotimet janë pothuajse të mbyllura. Vazhdojnë të zbresin prenotimet, edhe pse ngrihen në fundjava”, u shpreh kryetari i shoqatës së Hoteleri-Turizmit.
Zak Topuzi u shpreh se këtë vit, një faktor ndihmues do të jetë vaksinimi i të gjithë stafit të industrisë së hoteleri-turizmin, gjë që do të shërbejë si garanci për vizitorët vendas apo të huaj.
“Vaksinimi është një nga elementet bazë ku duhet të mbështetet industria e turizmit, pasi ka një garanci është e vështirë të thyhet frika nga pandemia. Vaksinimi i punonjësve të turizmit jep një garanci maksimale për ata që duan ta vizitojnë Shqipërinë”, u shpreh kryetari i shoqatës së Hoteleri-Turizmit në Shqipëri.
Topuzi tha se ashtu siç sipas tij po ndodh në Evropë, edhe në vendin tonë do të funksionojë turizmi vendas, ndërsa premtuese janë edhe vizitat nga zonat shqipfolëse.
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë









