Shqipëria
Shqipëri: Tre milionë euro të sekuestruara në 11 muaj, rritje në krahasim me një vit më parë
Rreth 3 milionë euro janë sekuestruar nga Policia e Shqipërisë në 11 muajt e fundit, pasi nuk janë deklaruar në kufij, siç parashikon ligji, gjë që hedh hije dyshimi mbi origjinën e këtyre parave, të cilat kanë tentuar të futen ilegalisht në Shqipëri jashtë sistemit bankar, sipas TCH.
Pjesa më e madhe është kapur në valutë, ku dominon euro me gati 2 milionë, ndërsa krahasuar me një vit më parë është parë një rritje e konsiderueshme e vlerave monetare të sekuestruara për këtë vepër penale, përcjell albinfo.ch.
Gjatë këtij viti Policia e Tiranës ka evidentuar 83 raste të mosdeklarimit të vlerave monetare dhe sendeve me vlerë në kufij dhe numri më i lartë është shënuar në Tiranë, 33 raste të tilla.
Policia ka identifikuar si autorë të kësaj vepre penale 86 persona, nga të cilët 8 janë arrestuar dhe të tjerët janë proceduar në gjendje të lirë.
Të arrestuarit dhe të proceduarit janë 50% më shumë se një vit më parë, ku ka pasur 40 autorë, nga të cilët 36 janë proceduar penalisht dhe 4 janë arrestuar.
Ndryshe, pothuajse në të gjitha rastet në pranga përfundojnë vetëm drejtuesit e mjeteve, ku gjenden të fshehura paratë dhe hetimi nuk ka mundur dot të shkojë tek personat që kanë poseduar këto para dhe se në çfarë forme i kanë përfituar.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










