Shqipëria
Shqipëri: Të izoluarit me COVID-19 nuk do të votojnë në zgjedhje
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, i ftuar në ‘Zgjedhje 2021’ nga Alban Dudushi dhe Pranvera Borakaj, në Vizion Plus, foli për mënyrën se si do të zhvillohet procesi i votimit më 25 prill dhe ndër të tjera edhe për të izoluarit me Covid-19.
Celibashi u shpreh se kjo kategori në fjalë nuk do të mund të votojë dot, megjithatë KQZ nuk mund të vendosë ndonjë penalitet për këtë gjë.
“Ata që janë të karantinuar, sikurse dhe ata që janë në spital janë në pamundësi për të votuar. Kjo edhe për shkak të ligjit, sepse do të duhet që të respektojnë një protokoll që lidhet me respektimin e jetës dhe shëndetit të të gjithë popullatës. Nëse nuk paraqitet dikush në qendrën e votimit, ai nuk mund të votojë”.
“Kushdo që paraqitet në qendrën e votimit është i lejuar të votojë dhe duhet të votojë. Nuk ka asnjë lloj pengese. Është në përgjegjësinë e tij, nëse do të duhet të qëndrojë në shtëpi për shkak të karantinimit dhe ka dalë, por do marrë ato penalitetet që merren, por s’ka lidhje me pjesën e votimit dhe KQZ nuk vendos ndonjë penalitet për këtë gjë”, ka thënë më tej Celibashi.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











