Shqipëria
Shqipëri: Situata politike po detyron 71.1% të të rinjve të emigrojnë
Një sondazh kombëtar i Qendrës Qytetare, në bashkëpunim me “Westminster Foundation for Democracy”, rreth qëndrimit të të rinjve mbi politikën, zbulon se ashtu siç pritej, shumica e të rinjve janë të pakënaqur me situatën politike: vetëm 2.7% e të anketuarve janë të kënaqur me situatën politike.
Në sondazh u pyetën 1200 të rinj në gjithë Shqipërinë, në 61 bashkitë e vendit, nëpërmjet ekipeve dhe bashkëpunëtorëve lokalë për të kuptuar qëndrimin e të rinjve mbi politikën.
Të rinjtë shprehen në shumicë dërrmuese se bojkoti nuk është forma e duhur për të zgjidhur problemet parlamentare (vetëm 18% besojnë të kundërtën), ndërsa 48.8% nuk kanë besim te Parlamenti si organ ligjvënës kryesor për politika të përgjegjshme.
Gjithsesi vetëm 12.6% janë të interesuar për politikën. Në zgjedhjet e ardhshme 53.4% e të rinjve janë të gatshëm të votojnë. Ndërkohë vetëm 2.2 e të rinjve besojnë plotësisht te partitë politike, pavarësisht se 9.3% e të anketuarve kanë qenë aktivistë dhe 10.8% e të anketuarve kanë qenë anëtarë të partive politike, shkruan tch, përcjell albinfo.ch.
Sondazhi u përgjigjet edhe disa sfidave që kanë të rinjtë sot. 43.7% do të dëshironin të punonin si të vetëpunësuar, 29.9% në administratën publike dhe 26.45% në sektorin privat.
65% e të anketuarve e shohin politikën si burim pune, karriere dhe promovimi. 71.1% e të anketuarve mendojnë të emigrojnë në një kohë të shkurtër, shumica në Europën Perëndimore.
29.7% e të anketuarve mendojnë se problemi kryesor që ka Shqipëria sot është korrupsioni, që është renditur edhe sfida nr.1 për nga përqindja.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














