Kosova
Shqipëri: Shënon rënie importi i automjeteve nga jashtë
Importi i automjeteve nga jashtë u përgjysmua në katër muajt e parë të vitit, duke shënuar një nga rëniet më të forta në terma vjetorë. Të dhënat zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave tregojnë se për periudhën janar-prill të këtij viti u importuan vetëm 8900 automjete në total, nga 16 mijë që ishte shifra për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Statistikat tregojnë se pjesa më e madhe e rënies ka ardhur nga automjetet e përdorura. Në fund të vitit të kaluar, qeveria miratoi një vendim, i cili ndaloi importin e makinave me moshë mbi 10 vjet.
Vendimi, i cili qëndroi në fuqi për vetëm dy muaj, deri në fund të shkurtit, duket se është arsyeja kryesore pse shqiptarët kanë blerë më pak makina këtë vit. Por, jo e vetmja.
Të dhënat zyrtare tregojnë se paralelisht me mjetet e përdorura, ka rënë edhe importi i automjeteve të reja. Sipas doganave në janar-prill të këtij viti, Shqipëria importoi vetëm 789 makina të reja, ose 20 për qind më pak se sa e njëjta periudhë e vitit të kaluar, shkruan tch, përcjell albinfo.ch.
Shitjet e automjeteve, veçanërisht atyre të reja, janë një tregues i rëndësishëm për gjendjen e ekonomisë, pasi lidhen drejtpërdrejt me besimin e konsumatorit. Arsyeja është e thjeshtë. Familjet shpenzojnë më shumë para për makina kur janë në një situatë të favorshme financiare dhe ulin blerjet kur përballen me rënien e të ardhurave apo kanë pritshmëri negative për të ardhmen.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











