Lajme
Shqipëri-Serbi, ishte më shumë se futboll
Sipas medieve nga Beogradi, huliganët kanë sulmuar lojtarët e Kombëtares por edhe stafin diplomatik të Shqipërisë dhe Kosovës në tribunat VIP. UEFA pritet të vendosë për këtë ndeshje
Ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë u vërtetua se ishte më shumë se sa futboll, pasi që u ndërpre 3 minuta pa përfunduar pjesa e parë. Ndërsa sipas burimeve shqiptare nga Beogradi, huliganët serbë përveç që kanë sulmuar lojtarët e Kombëtares Shqiptare në fushë, ata kanë sulmuar edhe personelin VIP në tribunat e Stadiumit të Partizanit.
Siç njoftoi drejtpërdrejt nga Beogradi gazetari i RTK-së, huliganët kanë sulmuar pjesën ku ka qenë ambasadori i Shqipërisë në Tiranë dhe mysafirët e tij, përfshirë këtu edhe shefin e Zyrës së Kosovës në Beograd dhe rreth 40 shqiptarë të tjerë, gazetarë dhe biznesmenë dhe politikanë.
Në Kosovë, ndërkaq kjo ndeshje ka ngjallur emocione të paharruara, ku shumë qytetarë e kanë përcjellë ndeshjen në sheshin “Nënë Tereza”, ndërsa dy rastet e qindpërqindta të Shqipërisë, njëri nga Mavraj e tjetri nga Cana, kanë ngritur në këmbë gjithë Kosovën.
Ndërsa reagimi i Taulant Xhakës për ta mbrojtur fluturaken me flamurin kombëtar në Stadium, ka ngjallur emocione të papërshkrueshme ndër shqiptarë.
Madje njëri nga ish-futbollistët kosovarë dhe aktualisht trajneri i kamponit të Kosovës “Llamkos Kosova”, Ismet Munishi, tha drejtpërdrejt në TV, se “Xhaka do të mbetet gjithmonë në zemrën time”.
Ndryshe, sipas burimeve nga Beogradi, fluturakja me teledirigjim ishte lëshuar nga jashtë stadiumit të Partizanit, ndërsa nuk dihet se nga kush është dirigjuar. Por, ajo që dihet tashmë, ishte një motiv shtesë që ngriti në këmbë huliganistët serbë, të cilët edhe ashtu gjuajtën mjete piroteknike në drejtim të lojtarëve shqiptarë.
Ndërsa në fotografi shihet se lojtarët shqiptarë janë sulmuar edhe nga bankina serbe, madje edhe nga shikuesit. Kundër tyre është gjuajtur edhe me karriga, për të cilat i ka parë edhe vëzhguesit e FIFA-s të cilët pritet të vendosin nëse loja do të vazhdojë pa shkues, apo do t’i inkasohen Shqipërisë tri pikë me rezultat 3:0.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Qeverisë së Shqipërisë, e cila ka akuzuar Serbinë që nuk ka garantuar siguri për lojtarët shqiptarë.
“Qeveria Serbe mban përgjegjësi për sigurinë e jetës dhe shëndetit të lojtarëve dhe stafit teknik të kombëtares shqiptare të futbollit ashtu si edhe për sigurinë e jetës së çdo mbështetësi dhe qytetari shqiptar në stadiumin e Beogradit. Ministri Tahiri kërkoi të merren urgjentisht të gjitha masat për të garantuar sigurinë e të gjithë shtetasve shqiptarë të pranishëm të stadium” thuhet në reagimin e ministrisë së Brendshme Shqiptare.
Ndryshe, ndershja është pritur me emocione të mëdha edhe në Shkup. Në sheshin “Skënderbe” mijëra shqiptarë kanë përcjellë ndeshjen. Vendimi për të ndaluar tifozerinë shqiptare në stadiumin e Partizanit të Beogradit, ka bërë që dëshira dhe interesi për këtë takim të jetë më i madh, si për shqiptarët ashtu edhe për serbët.
Me moton “Larg stadiumit, afër Kombëtares” tifozët shqiptarë nga Shkupi thanë se pavarësisht ndalimit, ata do ta mbështesin me zemër e mendje Shqipërinë. Besohet se ishin tifozët shkupjanë “Shvercerat” ata që arritën ta fusin flamurin e Shqipërisë së madhe në stadiumin e Beogradit.
Flamuri që përveç hartës përmbante edhe figurat e Isa Boletinit dhe Ismail Qemajlit.
Lojtarët shqiptarë së bashkë me ekipin përcjellës nga Federata, në 1 e 30 pas mesnatës pritet të arrijnë në Tiranë. Kryeministri shqiptar, Edi Rama tha se ndihet krenar me lojtarët kuqezi.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












