Lajme
Shqipëri, rritet besimi i biznesit

Gjatë tre mujorit të fundit të vitit 2010, besimi i biznesin ka shënuar një rritje prej 1.6 pikë përqindjeje dhe kapi nivelin 92.8, duke iu afruar përsëri mesatares afatgjatë, kundrejt të njëjtës periudhë një vit më parë.
Vrojtimi është bërë nga Banka e Shqipërisë, e cila në një raport të publikuar prej saj bën me dije se treguesit e besimit në sektorin e industrisë dhe ndërtimit u rritën respektivisht me 5.5 dhe 7.3 pikë përqindjeje.
Përmirësimi i besimit në sektorin prodhues balancoi rënien e besimit në sektorin e shërbimeve dhe keqësimin e besimit konsumator. Besimi në këta sektorë ra me përkatësisht 2.2 dhe 1.6 pikë përqindjeje.Sipas vrojtimit, treguesi i besimit në industri ka ndjekur një prirje rritëse që nga pika më e ulët e shënuar në tremujorin e parë të vitit 2009. Përmirësimi në këtë tremujor është arritur kryesisht nga rritja e balancës së prodhimit industrial dhe të punësimit.
Vlerësimi i bizneseve të industrisë për ecurinë e ekonomisë në përgjithësi dhe për gjendjen e përgjithshme të bizneseve të tyre më në veçanti, është rritur.Bizneset kanë vlerësuar më pak negativisht faktorët që lidhen me praninë e ekonomisë joformale dhe faktorë të tjerë specifikë lidhur me biznesin e tyre. Pritjet e bizneseve të sektorit të industrisë për tremujorin e parë të vitit 2011 janë optimiste.
Ata presin që përmirësimi në nivelin e kërkesës, të prodhimit dhe të gjendjes së përgjithshme të biznesit të tyre do të vijojë edhe gjatë tremujorit të ardhshëm.
E-Diaspora
-
Mbante niqab në vend publik: Gjobitet kosovarja në Bernë Gruaja në fjalë tani është shpallur fajtore për shkelje të ligjit federal që ndalon mbulimin e...
-
“BALFIN Group” i Samir Manes blen godinën ikonike në “zemër” të Vjenës
-
“20 Minuten” i kushton një artikull TikToker-it shqiptar për suksesin e tij në Zvicër
-
Presidentja Vjosa Osmani fton mërgatën në pritjen tradicionale në Presidencë
-
Tri komuna arbëreshe në Itali shpallen zona të mbrojtura kulturore
Jeta në Austri
-
“BALFIN Group” i Samir Manes blen godinën ikonike në “zemër” të Vjenës Samir Mane zgjeron investimet në Austri, duke u bërë së fundmi zotërues me 100% i një...
-
Laura Dahlmeier plagoset rëndë gjatë alpinizmit
-
Futbolli austriak nis sezonin me shpresë për më pak dhunë, por huliganët mbeten problem
-
Austri: Interneti, një nxitës kyç i radikalizimit
-
Tregu i birrës në Austri përshtatet me sistemin e ri të depozitave