Shqipëria
Shqipëri: Rriten çmimet e banesave, në Vlorë e Sarandë, deri në 2000 euro metri katror
Çmimet e patundshmërive kanë shënuar rritje si pasojë e krizës globale, e cila shkaktoi edhe inflacion të lartë në shumë vende.
Mes tjerash, edhe në Shqipëri pronat kanë pësuar ngritje çmimesh, e veçanërisht në bregdet, transmeton albindo.ch.
Vlora dhe Saranda llogaritet të kenë shënuar ngritjen më të lartë, ku çmimi për metër katror sillet rreth 2000 euro.
Operatorët kanë treguar që ndryshe nga vitet e kaluara, gjatë 2022-shit kanë pasur mundësi të mbyllin kontrata edhe në muajin korrik, gjë që nuk ndodh në përgjithësi. Në të njëjtën kohë, përtej tregut tradicional shqiptar, të Kosovës, të Maqedonisë, italian, çekë, polakë edhe ukrainas, ka të interesuar edhe gjermanë, belgë, holandezë dhe nordikë. Për këtë arsye, të dyja këto qytete kanë pasur rritjen më të madhe të çmimeve, sipas tyre.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












