Lajme
Shqipëri, rezerva gjigante të naftës
Rezervat e naftës në zonën e Shpiragut, arrijnë nga 500 deri në 800 milionë fuçi, që mund të konsiderohet një nga zbulimet më të rëndësishme të naftës në rajon
Instituti kërkimor kanadez “Oil and Gas Investments” ka zbuluar sasi të mëdha të naftës në zonën e Shpiragut në Shqipëri. Sipas këtij instituti, rezervat e naftës në këtë zonë arrijnë nga 500 deri në 800 milionë fuçi, që mund të konsiderohet një nga zbulimet më të rëndësishme të naftës në rajon.
Në një artikulli të publikuar në portalin më të madh financiar të Kanadasë, “Oil and Gas Investments” thotë se përfshirja me ngulm e gjigantit ”Shell” është një dëshmi e qartë për probabilitetin e lartë të suksesit në Shpirag.
Fusha e Shpiragut në fillim, siç raporton TCH, zotërohej 100 për qind nga kompania kanadeze. Por më vonë në operacion u përfshi kompania “Shell”, e cila tashmë zotëron 75 për qind të aksioneve.
“Është shumë e rrallë të shohësh një kompani gjigante si “Shell” të kërkojë në mënyrë agresive partneritet me një kompani të vogël si “Petromanas”. Por “Shell” e dinte shumë mirë gjeologjinë e zonës”, thuhet në artikull.
Të dy kompanitë “Shell” dhe “Petromanas” kanë kryer tashmë një shpim në këtë zonë, në pusin e quajtur Shpiragu 2. Rezultatet e shpimit ishin të suksesshme duke zbuluar një sasi nafte nga 1500 në 1800 fuçi në ditë. “Është e qartë se në zonë ka rezerva naftë”, konfirmon artikulli.
Çështja është se sa të mëdha janë ato, thuhet në analizë.
“Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje “Shell” është duke shpuar një tjetër pus, 18 kilometra larg të parit që njihet me emrin Molisht. Rezultatet pritet të dalin në tremujorin e tretë dhe nëse edhe ky pus do të konfirmojë praninë e naftës, atëherë bëhet fjalë për një rezervë nga 500 deri në 800 milionë fuçi”, thuhet në raport.
Menjëherë pas shpalljes së rezultateve të pusit Shpiragu dy aksionet e “Petromanas” në bursë janë rritur me rreth 60 për qind duke arritur nivelin më të lartë që prej një viti.
“Nëse edhe shpimi në molisht do të konfirmojë rezultatet e pritshme, prodhimi i naftës në Shqipëri mund të rritet me 50 për qind nga niveli aktual, një fakt ky i deklaruar edhe nga Qeveria”, thuhet në raportin e publikuar edhe nga TCH
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












