Lajme
Shqipëri, reagim për mbylljen e ambasadave në Ballkan
Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Aldo Bumçi e ka konsideruar gabim të madh mbylljen e ambasadave shqiptare në Kroaci, Bosnje-Hercegovinë dhe në Malin e Zi
Qeveria e Shqipërisë ka vendosur që të shkurtojë për 30 për qind rrjetin e saj diplomatik nëpër botë për shkak të kostos së lartë të shpenzimeve, duke planifikuar mbylljen e disa ambasadave, përfshirë edhe tri qendrat diplomatike rajonale, në Zagreb, Sarajevë dhe Podgoricë.
Mirëpo deklarata e mëhershme e ministrit të Jashtëm Shqiptar, Ditmir Bushati ka ngjallë reagime kryesisht për ambasadat në Ballkan, përkatësisht në Kroaci, në Bosnje-Hercegovinë dhe në Malin e Zi, ku ekzistojnë një numër i madh i shqiptarëve.
Gazeta “Illyria” ka pyetur ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati pse do të mbyllen ambasadat në rajon, por siç thuhet nuk ka arrit të marrë përgjigje.
Por, edhe ashtu këto ambasada mund të konsiderohen të falimentuara për mundësinë që ato kanë për të funksionuar, pasi buxheti që Ministria e Jashtme për to nuk i kalon të 400 mijë eurot. Në Sarajevë ambasada funksionon vetëm me ambasadorin, në Zagreb dhe në Podgoricë funksionojnë me ambasadorin dhe dy punonjës të tjerë.
Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Aldo Bumçi e ka konsideruar gabim të madh për politikën e jashtme nëse shteti shqiptar mbyll këto tre ambasada.
“Nëse është e vërtetë, është gabim i madh që ne ta nisim me mbylljen e ambasadave, aq më tepër në vendet e rajonit. Rasti i Kroacisë është direkt në dëm të shqiptarëve. Ndërsa në raste të tjera ambasadat tona duhet të qëndrojnë për shkak të një marrëdhënie bilaterale, Kroacia është më shumë se kaq”, konsideron Bumçi.
Edhe “albinfo.ch” publikoi tri javë më parë një vendim të ministrit Bushati, se Qeveria në Tiranë do t’i mbyllë disa ambasada për shkak të krizës financiare me të cilën po përballen diplomacia shqiptare.
Ambasadat që do të mbyllen janë: Ambasada në Bosnjë; Danimarkë; Kroaci; Malajzi; Mali të Zi, Portugali; Emiratet; Katar, Sllovaki dhe ajo në Hungari, për të cilën mbetet çështje e hapur.
Kështu, sipas projektit që po hartohet në Ministrinë e Jashtme, mësohet se do të mbyllë dyert ambasada shqiptare në Bosnjë-Hercegovinë, vend të cilin do ta mbulojë ambasada shqiptare në Slloveni.
Ambasadën në Kroaci, sipas të njëjtit njoftim, do ta mbulojë ambasada shqiptare në Slloveni, po ashtu dhe ambasadën në Malin e Zi do mbulojë vetëm një konsullatë e cila do të funksionojë në bazë të ambasadës shqiptare në Serbi.
Ndryshe, diplomacia shqiptare megjithatë do të mbetet aktive në 45 vende të tjera, ku ka seli ambasadash. Tirana zyrtare është njëra nga shtetet ballkanike që e ka më funksional rrjetin diplomatik në botë.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik











