Shqipëria
Shqipëri: Plakja e popullsisë sjell pasoja për ekonominë

Në Shqipëri, në 10 vjetët e fundit grup-mosha e popullsisë mbi 65 vjeç është rritur nga 11% në vitin 2011, në rreth 16, ndërsa ajo deri në 14 vjeç ka rënë nga afro 21 në 16%.
Mosha mesatare e popullsisë është 39 vjeç nga 33 që ishte një dekadë më parë. Në dhjetë vjetët e fundit ai ka rënë me 30%, ndërsa vetëm vitin e kaluar ra me 10% krahasuar me atë paraardhës. Numri i lindjeve aktualisht është 1. 2 fëmijë për një grua në moshë riprodhuese dhe prej dy dekadash është nën kufirin prej 2.1 i nevojshëm për ripërtëritjen e popullsisë, shkruan Zëri i Amerikës.
Ky fenomen ka prekur mjaft vende të zhvilluara, por studiuesit vërejnë se pasojat në Shqipëri janë më të rënda për shkak të një ekonomie më të dobët.
Mjekët janë të parët që e ndjejnë këtë.
“Jam i lumtur kur vjen një grua me fëmijën e tretë, sepse janë raste të rralla. Mosha e grave që lindin për herë të parë u rrit nga 19-21 vjeç rreth viteve “90, në 29-30 vjeç aktualisht. Kjo sjell reduktim të popullatës, sepse dhe fëmija i dytë vjen më vonë dhe sjell uljen e numrit”, thotë për Zërin e Amerikës Astrit Bimbashi, Shef i Shërbimit të Obstetrikës në Maternitetin Koço Gliozheni.
Edhe pse qeveria e Shqipërisë vendosi 4 vjet më parë disa stimuj financiarë për nënat që sjellin në jetë fëmijë, kjo nisëm nuk ndikoi në rritjen e numrit të lindjeve.
“Kemi reaguar fort për strategjinë e fundit të shëndetit riprodhues, sepse mbi të do të bëhet një ligj i ri. Për fat të keq kjo strategji kishte përdorur 217 herë fjalën kontracepsion, kurse grua shtatzënë vetëm një herë, që ne nuk na shkoi. Nuk mund të flasësh për kontracepsion në një popullatë që gati gati është zero nataliteti me vdekjet. Kjo është arsyeja që ne kërkojmë, që dhe për hir të situatës ku jemi, shërbimin Feto-Amtar ta nxjerrim jashtë shëndetit riprodhues. Sepse në fund të fundit, kjo është një politikë globaliste dhe jemi vend i vogël, nuk jemi as Kina, as India që të ndjekim pas politikat e tyre”, vijoi Astrit Bimbashi, Shef i Shërbimit të Obstetrikës në Maternitetin, përcjell albinfo.ch.
Sipas një ankete të publikuar nga INSTAT për emigracionin për vitet 2011-2019, grupmosha 20-39 vjeç përbën rreth 68% të totalit prej afro 177 mijë qytetarëve të larguar nga vendi. Sipas së njëjtës anketë 50% e tyre janë të rinj të moshës 15-29 vjeç.
Ekspertët thonë se largimi i të rinjve po e plak me shpejtësi popullsinë dhe pasojat sociale në të ardhmen, sipas tyre, do të jenë të rënda.
“Largimi i të rinjve nga vendi do ndjehet pak me vonë kur sasia absolute e personave që përbëjnë forcën e punës, nëse vijojnë këto ritme do bjerë në mënyrë domethënëse dhe nuk do të ketë mekanizma të tjerë për t’i mbajtur, ose për t’i zëvendësuar”, u shpreh për Zërin e Amerikës Elvin Meka, Dekan i Fakultetit të Administrim Biznesit dhe Drejtësisë, në Tirana Business University College, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Diaspora mbështeti masivisht Partinë Socialiste në zgjedhjet e Shqipërisë Në zgjedhjet e 11 majit, diaspora shqiptare mori pjesë për herë të parë duke votuar me...
-
Dr. Fatime Imeri në krye të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës në Zvicër
-
Volketswil: Të dielën zhvillohet turneu i shkollave shqipe në futboll
-
Lea Ypi hap festivalin e Vjenës, kërkon të drejtë vote për migrantët
-
Kosovari mohon akuzën për tejkalim shpejtësie: “Ka qenë vëllai im binjak”
Jeta në Austri
-
Plani i madh i kursimeve në Austri: Çfarë po shkurtohet dhe si mund t’ju ndikojë? Qeveria e Austrisë ka zbuluar shkurtime të mëdha shpenzimesh dhe rritje taksash për të trajtuar deficitin...
-
Austri: Çmimi i kafesë në rritje, mungesat në staf dhe ndryshimet klimatike fajtorë kryesorë
-
Austria do të organizojë Eurovision 2026 pas fitores, por a do ta përballojë financiarisht?
-
630,000 austriakë nuk dinë të notojnë
-
Tarifat austriake të strehimit: Cilat janë rregullat kur menaxherët e pronave rrisin kostot?