Shqipëria
Shqipëri: Paralajmërime për stuhi në mes të nëntorit
Stuhitë e Atlantikut që prej një jave kanë goditur Gadishullin Iberik, duke shkaktuar përmbytje katastrofike dhe viktima, pritet që në mes të nëntorit të godasin vendin tonë. Alarmi u dha nga meteorologia e A2 CNN, Tanja Porja, sipas të cilës reshjet me intensitet të lartë dhe rrebeshet që do të prekin Shqipërinë dhe vendet e rajonit do të rrezikojnë përmbytje.
“Nga data 12, 13, 14 nëntor reshjet do të fuqizohen drejt lindjes, duke përfshirë Italinë e jugut dhe territorin shqiptar që nga data 11 nëntor e në vijim reshjet me intensitet të lartë do të përfshijnë një pjesë të Ballkanit, Shqipërinë, Malin e Zi dhe Kosovën e Maqedoninë e Veriut. Reshjet priten të jenë 50-70 mm në një interval kohor 3 orësh. E gjithë kjo rrit riskun për përmbytje. Reshjet do të jenë me intensitet mesatar dhe të lartë”, tha Porja në A2.
Sipas saj, “Shqipëria dhe 3 vendet fqinje pas datës 10 nëntor priten të përballen me stuhi intensive dhe rrebeshe që e gjejnë territorin të thatë që bën që mundësia të absorbohen është shumë e vogël dhe kjo rrit riskun për përmbytje”.
Evropa prej disa ditësh është përfshirë nga reshjet intensive që kanë goditur Gadishullin Iberik duke shkaktuar qindra viktima në Valencia. Reshjet intensive kanë përfshirë edhe Majorkën, Ibizan dhe gjatë ditës së djeshme Barcelonën, ndërsa rrezikohet edhe Andaluzia.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese









