Shqipëria
Shqipëri, pa maska në rrugë, shtyhet në 23:00 ora policore
Nga sot në fuqi masat e reja anticovid
Në Shqipëri qytetarët do të jenë më të çliruar nga masat anticovid duke nisur nga dita e sotme, më 1 qershor, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se ora policore do të shtyhet në orën 23:00, maskat nuk do mbahen më në rrugë, hapen pjesërisht stadiumet, teatro, kinematë, por mbahen mbyllur klubet e natës dhe diskot.
Ndërkohë, nga një korriku ora policore do të shkojë deri në mesnatë.
Komiteti Teknik i Ekspertëve prezantoi para disa ditësh planin e masave lehtësuese, pas përmirësimit të situatës epidemiologjike.
Nga 1 qershori:
- Hiqet detyrimi për mbajtjen e barrierës mbrojtëse në ambientet e jashtme. Do vijojë të mbetet detyrimi i mbajtjes së maskës në ambientet e mbyllura si dhe në mjetet e transportit publik. Rekomandohet mbajtja e maskës kudo ku nuk mund të ruhet distancimi social si edhe për ata që ende nuk kanë bërë dy dozat e vaksinës që konsiderohen persona në risk.
- Ora policore shtyhet në orën 23:00 – 06:00.
Klubet e natës, diskot, vijojnë të mbeten të mbyllura. Muzika do të lejohet deri në orën 22:00.
Nga 15 qershori:
- Grumbullimet në ambientet e jashtme nga 10 persona bëhen 50 persona, duke respektuar rregullat e distancës sociale në zbatim të protokolleve të ISHP.
Nga 1 korriku:
- Ora policore shtyhet në orën 24.00 – 06:00.
Orari për muzikën nuk ndryshon, pra do mbetet ora 22:00.
- Lejohen kampionatet sportive me prezence të tifozëve me kapacitete të reduktuara deri në 30% sipas protokollit të ISHP.
- Lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet të reduktuar deri ne 30% të spektatoreve apo pjesëmarrësve, sipas protokolleve të IShP.
Duke folur për situatën epidemiologjike, Drejtoresha e ISHP, Prof. Albana Fico tha: “Incidenca dy javore ka zbritur nga 35 për 100 mijë raste në 14 për 100 mijë raste, me një ulje edhe të mesatares ditore të rasteve pozitive 28 nga 42. Numri i bashkive me raste të reja është 9. Vijojmë me të njëjtin raport të infeksionit meshkuj femra, 48 me 52. Numri i shtrimeve spitalore vijon të mbetet i ulët, ai është 43 i raportuar numri i personave të shtruar në spitalet Covid me 7 persona në terapi intensive, update do ta kemi sot në komunikimin e ditës. Vijojmë me një case fatality rate 1.9.
Ajo që duhet thënë është që po bie pozitiviteti i mostrës që është nën 1%, 0.8 për të qenë të saktë”.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft -
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë












