Lajme
Shqipëri, nis procesi i votimit
Në orën 7:00 janë hapur qendrat e votimit dhe procesi i votimit po ecën pa asnjë pengesë. Rreth 3. 3 milionë shqiptarë do të votojnë sot në zgjedhjet lokale
Rreth 3. 3 milionë shqiptarë do të votojnë sot në zgjedhjet lokale për liderët e preferuar për kryetarë të bashkive dhe për anëtarët e këshillave bashkiake për katër vitet e ardhshme. Në orën 7:00 janë hapur qendrat e votimit dhe procesi i votimit po ecën pa asnjë pengesë.
Këto janë zgjedhjet e para pas miratimit të reformës territoriale, e cila reduktoi në 61 bashki numrin e njësive vendore. Në rang vendi janë ngritur 5299 qendra votimi. Siç raportojnë mediel lokale, Tirana bashkia me numrin më të madh të qendrave votuese 864, ndërsa bashkia me numrin më të vogël të qendrave të votimit është Poliçani, me 26 të tilla.
Këto zgjedhje do të monitorohen nga rreth 3 mijë vëzhgues, ndërsa ODIHR i ka 274 vëzhgues.
Në garë janë 63 parti politike. Shumica prej tyre të grupuara në dy koalicionet më të mëdha: Aleanca për Shqipërinë Evropiane, kryesuar nga Partia Socialiste, e cila ka në përbërje 37 forca politike dhe Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet, drejtuar nga Partia Demokratike me 15 subjekte zgjedhore.
Kryetarja e KQZ, Lefterie Luzi pas hedhjes së votës theksoi rëndësinë e këtyre zgjedhjeve dhe bëri thirrje që procesi të shkoj mbarë, ndërsa iu bërë apel kryesisht grave që të jenë pjesë e procesit zgjedhor.
“Doja t’ju bëja thirrje sot qytetarëve shqiptarë të shkojnë pranë qendrave të votimit, të votojnë sepse sikurse e dimë të tërë, këto zgjedhje janë testi i radhës për të ardhmen e Shqipërisë. Gjithashtu doja t’ju bëja thirrje edhe grave të cilat duhet të jenë sot pjesë e procesit të votimit edhe për një arsye më shumë, për shkak se përfaqësimi i tyre në këshillat bashkiakë do të jetë 50 për qind”, deklaroi ajo.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












