Shqipëria
Shqipëri: Nga e enjtja, maska e detyrueshme kudo
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka dhënë një mesazh për të gjithë qytetarët e Shqipërisë për sa u përket masave anti Covid-19.
Veliu ka bërë një reagim lidhur me masën e re që pritet të hyjë në fuqi nga dita e enjte dhe që u njoftua më parë nga kryeministri Edi Rama, ku çdo qytetar është i detyruar të mbajë maskën mbrojtëse që në momentin kur del prej shtëpisë së vet.
Sipas Ardi Veliut, me marrjen e një mase të tillë, synojmë edhe të shmangim një mbyllje si ajo e pranverës së këtij viti. Ai shton se për qytetarët është më e lehtë të mbajnë një maskë dhe të zbatojnë rregullat e distancimit social, sesa t’u nënshtrohen kushteve të rrepta të mbylljes.
“Policia e Shtetit do të angazhohet me të gjitha kapacitetet e saj, në krah të strukturave të tjera, për të garantuar zbatimin e masave të caktuara nga autoritetet e Shëndetësisë. Patrullat policore do të monitorojnë në mënyrë rigoroze, të gjitha ambientet dhe hapësirat publike ku nga e enjtja do të jetë detyrim mbajtja e maskës”.
Patrullat policore do të monitorojnë në mënyrë rigoroze të gjitha ambientet dhe hapësirat publike, ku nga e enjtja do të jetë detyrim mbajtja e maskës/TCH
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës Fillon numërimi i votave të diasporës për raundin e dytë zgjedhor... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
Londër
Rrëfimi i një vajze nga lufta në Kosovë prezantohet në London School of Economics -
Gjermani
Kevin doktoroi në Universitetin Teknik të Mynihut -
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri











