Lajme
Shqipëri, mesatarja javore e rasteve me COVID, më e ulëta që prej 5 muajsh
Në Shqipëri, për të tretën javë radhazi, situata e koronovirusit ka shënuar përmirësim në të gjitha aspektet, me një rënie të numrit të të prekurve, të viktimave si dhe të shtruarve në spitale. Të dhënat zyrtare për periudhën 23 mars – 29 mars, tregojnë se rastet e reja, ranë ndjeshëm, me 18.5 për qind, krahasuar me javën pararendëse (16 mars -22 mars). Në total u rregjistruan 2875 të infektuar rishtazi, niveli më i ulët që prej fundit të tetorit të vitit të shkuar.
Rënie e rasteve të reja, sipas të dhënave të përpunuara nga Zëri i Amerikës, duket të jetë ndikuar në një farë mase edhe nga reduktimi i numrit të testimeve (-11.1 për qind). Megjithatë, pozitiviteti (raporti mes rasteve pozitive dhe testimeve) shënoi sërish një tjetër rënie javën e fundit, duke u ndalur në një mesatare javore prej 15.6 për qind, një nivel që nuk ishte shënuar që prej periudhës 29 shtator-5 tetor.
Numri i të prekurve ka vijuar tendencën rënëse të nisur që prej javës së tretë të muajit shkurt, duke kapur të hënën dhe shifrën më të ulët ditore që pas 4 janarit, me 285 të infektuar: 67 raste në Tiranë, 21 në Fier, 19 në Korçë, 18 në Shkodër, 17 në Elbasan, 14 në Vlorë, nga 13 raste në Durrës, Gjirokastër, 11 në Berat, nga 7 raste në Lezhë, Lushnje, Sarandë, nga 6 raste në Kavajë, Mirditë, Peqin, nga 5 raste në Kurbin, Mallakastër, Vau i Dejës, nga 4 raste në Librazhd, Skrapar, nga 3 raste në Pukë, Kamëz, Malësi e Madhe, Kuçovë, Patos, nga 2 raste në Devoll, Prrenjas, Kolonjë, Gramsh, dhe nga 1 rast në Kukës, Has, Rrogozhinë, Tropojë, Poliçan, Dropull, Libohovë.
Edhe vdekjet ranë me 16.5 për qind, duke zbritur në një total prej 71 viktimash, ose niveli më i ulët që pas fundit të muajit Janar. Në 24 orët e fundit, sipas njoftimit të së hënës, së Ministrisë së Shëndetësisë, ishin 6 persona që humbën jetën: 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Saranda, të moshave 54- 83 vjeç.
Niveli i shtrimeve në spitale po ashtu u reduktua dukshëm, me afro 22 për qind. Të hënën, ministria e Shëndetësisë njoftoi se në total po trajtohen 311 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar. Ky është niveli më i ulët që pas fundit të janarit kur kishte nisur sërish tendenca rritëse, që detyroi më pas autoritet, të hapin dhe tre spitale të tjera rajonale, përveç 4 spitaleve COVID në kryeqytet.
Paralelisht me shenjat e përmirësimit të situatës, autoritetet kanë nisur që prej të dielës vaksinimin masiv të popullatës, pasi garantuan sasira të konsiderueshme të vaksinës kineze Sinovac, dhe një furnizimi në rritje me vaksinat e tjera nga Pfizer dhe AstraZeneca. Ndërsa ditën e parë u kryen 11.487 vaksinime, të hënën, shifra thuajse u dyfishua me 20.414 persona./VOA
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










