Shqipëria
Shqipëri: Këtë muaj prezantohet projekti përfundimtar për portin e Durrësit
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, më 12 dhjetor bëhet prezantimi i projektit përfundimtar për portin e ri tregtar të Durrësit.
I pyetur nga qytetarët në një bashkëbisedim online me qytetarët dhe mediet lidhur me projektin e portit turistik të Durrësit, Rama u shpreh se, “me portin e Durrësit, po bëjmë një hap kolosal përpara që do të ndikojë drejtpërdrejtë bilancin e pagesave të Republikës së Shqipërisë. Flas me portin turistik, sepse shumëkush i sheh këtyre investimeve njërën anë e nuk sheh anën tjetër që është dhe arsyeja pse këto investime mbështeten”.
“Arsyeja pse këto investime mbështeten kështu është sepse këto investime shkojnë shumë më përtej gjësë aty. Këto kanë ndikim të jashtëzakonshëm në ekonominë e vendit, në gjithë zinxhirin e ekonomisë së vendit, pa harruar që pastaj këto sjellin një numër eksponencial konsumatorësh të rinj në vend përmes turizmit dhe këta konsumatorë konsumojnë këtu prodhimet e këtushme e konsumojnë këtu, shërbimet e këtushme”, tha Rama.
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale











