Kosova
Shqipëri, hapet panairi për industrinë e turizmit
Qëllimi i panairit që do të zhvillohet në datat 12-13 shkurt në ambientet e Pallatit të Kongreseve në Tiranë është për prezantimin e turizmit në Shqipëri dhe në vende të tjera të rajonit

Në Shqipëri është hapur panairi i industrisë së turizmit me temë “Tourism and Travel Show Albania 2025”, raporton Anadolu.
Në ceremoninë e hapjes së panairit në ambientet e Pallatit të Kongreseve në Tiranë ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve të Shqipërisë, përfaqësues të organizatave të ndryshme të biznesit dhe agjencive turistike nga disa vende.
Zëvendësministrja e Turizmit dhe Mjedisit e Shqipërisë, Ilva Gjuzi Daci, në fjalën e saj në ceremoninë e hapjes së panairit u shpreh se shifrat në sektorin e turizmit janë shumë premtuese.
“Një nga objektivat kryesore të Qeverisë shqiptare ka qenë kthimi i Shqipërisë në një destinacion 365 ditë të vitit dhe një destinacioni në çdo cep të Shqipërisë, në male, në lugina, në fshatra, në kodra. Shqipëria ka qenë e njohur kryesisht për bregdetin e saj, tashmë Shqipëria është një destinacion multidimensional. Shqipëria është një destinacion autentik. Ne kemi kaq shumë gjëra që na bëjnë të ndryshëm nga fqinjët tanë”, tha Daci.
Ajo shtoi se Shqipëria duhet të bëhet pjesë e paketave rajonale dhe të bashkëpunojë me të gjithë aktorët dhe faktorët në rajon.
Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit të Shqipërisë, Zana Çela, në fjalën e saj u shpreh se janë në këtë panair për të eksploruar oferta më të mira dhe për të marrë më shumë informacione mbi oferta të tjera të specializuara dhe destinacione të reja.
“Ne do të vazhdojmë sigurisht në të ardhmen të zbatojmë politikat e qeverisë për të promovuar destinacionet tona. Duhet të jemi sa më shumë inovativë dhe kreativë në një treg gjithnjë e më shumë konkurrues. Agjencia Kombëtare e Turizmit garanton se do të jetë plotësisht efektive në punën e saj për zbatimin e politikave të Ministrisë së Turizmit në përputhje sigurisht me ligjin e turizmit”, tha Çela.
Çela theksoi se Agjencia Kombëtare e Turizmit është dhe do të mbetet institucioni kryesor në promovimin e Shqipërisë, sipas saj, si një destinacion turistik me potencial të jashtëzakonshëm.
Qëllimi i panairit që do të zhvillohet në datat 12-13 shkurt është për prezantimin e turizmit në Shqipëri dhe në vende të tjera të rajonit. Pjesë e panairit do të jenë institucione të ndryshme si dhe organizata dhe kompani nga Shqipëria dhe vende të tjera të rajonit që kanë në fokus industrinë e turizmit.
Panairi mbahet nën organizimin e organizatave dhe nismave të ndryshme që kanë në fokus turizmin dhe nën kujdesin dhe mbështetjen e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë dhe Agjencisë Kombëtare të Turizmit të Shqipërisë.
E-Diaspora
-
Kur gjendja dukej e pashpresë, mjekja gjermane shpëton vajzën nga Kosova Për shkak të diagnozës së saj me leukemi, një vajzë 14-vjeçare nga Kosova vjen në Gjermani...
-
Foto
Festa shqiptare në zemër të Cyrihut, sot është dita e dytë e Alba Festivalit
-
Ndryshime në votimin nga diaspora, fletëvotimet do t’u dërgohen me postë votuesve
-
Kosovarja fsheh pasurinë prej 350,000 frangash për të marrë ulje të primeve
-
Mijëra shqiptarë “pushtuan” rrugët e Nju Jorkut në paradën kuqezi
Jeta në Austri
-
Rënie e ndjeshme në ribashkimin familjar të refugjatëve në Austri Procesi i ribashkimit familjar për refugjatët në Austri është ngadalësuar ndjeshëm, madje edhe para ndalimit formal...
-
Austri: 11 të lënduar në aksidentin e rëndë me autobus në A1
-
95.8% e liqeneve dhe lumenjve të Austrisë janë vlerësuar si të “shkëlqyeshëm”
-
Ku në Evropë janë pikat më të pastra dhe më të pista të notit?
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen?