Lajme
Shqipëri-Gjermani, marrëveshje për njohjen e pensioneve
Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, dhe Sekretari i Shtetit gjerman, Jorg Asmussen. Kjo marrëveshje mundëson njohjen e pensioneve reciproke
Autoritetet shqiptare dhe ato gjermane kanë nënshkruar sot në Tiranë Marrëveshjen për Mbrojtjen Shoqërore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Federale të Gjermanisë. Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi dhe sekretari i Shtetit gjerman, Jorg Asmussen. Kjo marrëveshje mundëson njohjen e pensioneve reciproke.
Në fjalën e tij, ministri Klosi e konsideroi nënshkrimin e këtij dokumenti si një lajm të shumë të mirë për të gjithë ata qytetarë shqiptar dhe gjermanë që jetojnë dhe punojnë në vendet respektive, pasi tashmë me hyrjen në fuqi të saj, ata do kenë mundësi të përfitojnë njohjen e viteve të punës dhe të kontributeve të sigurimeve shoqërore, si në përllogaritjen e pensioneve, ashtu edhe në përfitimin e shërbimeve të tjera sociale.
“Kjo është një ditë shumë e gëzuar për të gjithë emigrantët shqiptar në Gjermanii, apo ata që kanë punuar në Gjermani dhe tani janë kthyer në Shqipëri, pasi nëpërmjet kësaj marrëveshjeje ne iu japim atyre të drejtën që këto pensione të njihen në të dyja vendet dhe vitet e punës të mos humbasin”, tha Klosi, raporton NOA.
Gjithashtu, ai bëri të ditur se marrëveshja konsiston në ofrimin e përfitimeve në sigurimet shoqërore dhe bazohet në parimin e trajtimit të barabartë të punëtorëve në punësim, trajtimin me përfitime dhe të ardhura, transmeton albinfo.ch.
Më tej ai u shpreh se në takim u diskutua edhe për mundësinë e bashkëpunimit të mëtejshëm në fushën e arsimit profesional, si një nga fushat prioritare të qeverisë shqiptare.
“Ne folëm për binjakëzimin e disa shkollave shqiptare me shkollat gjermane, të cilat në kuadër të akreditimit nga sistemi europian i arsimit profesional, do mund të përgatisin një gjeneratë të tërë të qytetarëve shqiptarë për të qenë të gatshëm për tregun shqiptar të punës”, tha Klosi.
Nga ana e tij Asmussen ka theksuar se me këtë marrëveshje ështëbërë një hap i rëndësishëm përpara në thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona në politikat sociale, në bashkëpunimin ekonomik dhe në krijimin e vendeve të reja të punës.
“Kjo marrëveshje në terma më konkretë ka të bëjë fillimisht me përllogaritjen e të gjitha periudhave të sigurimit social të punëmarrësve, qofshin këta gjermanë apo shqiptarë. E thënë në terma më konkretë, nëse një punëmarrës shqiptar apo punëmarrës gjerman punon për një periudhë 5- vjeçare, 2 prej tyre në Gjermani dhe 3 prej tyre në Shqipëri, periudhat e sigurimeve shoqërore do të kenë mundësi të llogariten në pretendimet e tij për pension”, tha Asmussen.
E-Diaspora
-
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë Shkolla Shqipe “Scanderbeg” në Parma feston Pavarësinë Shqipërisë... -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











