Lajme
Shqipëri, e majta shënon fitore spektakolare
Partia Socialiste e kryeministri Rama ka shënuar fitoren më të thellë në Shqipërinë demokratike. Nga 56 bashkitë e numëruara, PS ka fituar 41 ndërsa PD 14
Në 56 bashki tashmë ka përfunduar numërimi i votove, ndërsa krahu i majatë që udhëhiqet nga Partia Socialiste e kryeministrit Edi Rama ka fituar 41 komuna. 14 i ka fituar krahu i djathtë i udhëhequr nga Partia Demokratike, ndërsa një komunë e ka fituar komunitete grek i partisë MEGA.
Aleanca e majtë ka fituar qendrat më të mëdha si Tiranën, Durrësin, Vlorën, Gjirokastrën, Fierin, Elbasanin, Beratin, Korçën, Lushnjën. Ndërsa Koalicioni i djathtë si rëndomtë ka fituar në veriun e vendit, në Shkodër, Tropojë, Kukës, Mat, Dibër, Lezhë, Përmeti dhe Lazaratin, me shumicë absolutë votash.
Ndërkaq, fitorja më thellë është ajo në kryeqytet, ku Erion Veliaj i Partisë Socialiste ka shënuar fitore të thellë me mbi 30 mijë vota kundër kandidatit të PD-së, Halim Kosova.
“Kjo është një ditë jashtëzakonisht e rëndësishme për mua dhe Aleancën, pasi na kanë ngarkuar me përgjegjësinë e ndryshimit të madh e historik të Tiranës”, ka deklaruar tashmë kryebashkiaku i ri i Tiranës, Erion Veliaj.
Ai është shprehur se, nëse dikush ishte dyshues për efektet e reformës së re administrative, apo ishte cinik për qytetarinë e këtij vendi dhe demokracinë e tij, “sot ka një përgjigje: qytetarët dolën masivisht në votime dhe i dhanë fitoren ASHE-së”.
“Kjo fitore në 46 nga 61 bashki të vendit është më mbresëlënësja e viteve të fundit nga socialistët dhe progresistët. Me këtë fitore shumica e shqiptarëve vendosi ta çojë Shqipërinë në drejtimin e duhur, ndaj për këtë jemi mirënjohës dhe të përulur”, ka vijuar Veliaj.
Në anën tjetër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) u bëri thirrje këtë partive politike që të respektojnë vendimet e KQZ-së në menaxhimin e procesit të numërimit të votave.
“KQZ u bën apel partive politike, kandidatëve për këshillat bashkiakë dhe KZAZ-ve që të respektojnë vendimin e KQZ-së nr. 578, ku përcaktohet se, në Vendet e Numërimit të Votave(VNV) mund të qëndrojnë vetëm anëtari dhe sekretari i KZAZ-së, anëtarët e Grupeve të Numërimit të Votave (GNV), përfaqësuesit e akredituar të medias, vëzhguesit e subjekteve zgjedhore, etj”, tha zëdhënësja e KQZ-së, gjatë një komunikimi me mediat
Ndryshe, këto kanë qenë zgjedhjet e para pas miratimit të reformës territoriale, e cila reduktoi në 61 bashki numrin e njësive vendore. Në rang vendi janë ngritur 5299 qendra votimi. Tirana ka qenë bashkia me numrin më të madh me 864 qendra të votuesve, ndërsa bashkia me numrin më të vogël të qendrave të votimit është Poliçani, me 26 të tilla.
Këto zgjedhje janë monitoruar nga 3 mijë vëzhgues, ndërsa ODIHR i ka 274 vëzhgues. Në garë kanë qenë 63 parti politike ndërsa të drejtën për votë e kanë pasur rreth 3. 3 milionë shqiptarë.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












