Lajme
Shqipëri, çdo i pesti nxënës përjeton bullizëm
1 në 5 nxënës, nga klasa e katërt dhe deri në vitin e fundit të gjimnazit, është i përfshirë në bullizëm në shkollat e Shqipërisë, pa dalluar vajzat nga djemtë. Kështu thuhet në një raport të Këshillit të Evropës
Çdo i pesti nxënës i shkollave fillore dhe të mesme në Shqipëri është përfshirë në dhunë ndaj një nxënësi tjetër që njihet si bullizëm. Sipas një studimi bërë nga Këshilli i Evropës, në 141 shkolla të mesme dhe 9-vjeçare, rendit Shqipërinë në nivele të larta të këtij fenomeni me pasoja të rënda në shëndetin mendor të nxënësve.
“Bullizmi psikologjik dhe bullizmi verbal janë më të pranishëm dhe më të ndjeshëm në shkollat tona. Bullizmi është i pranishëm kryesisht në ata nxënës që janë të paaftë të reagojnë dhe që nuk kanë vlerësim të lartë për veten” deklaroi profesori Edmond Dragoti, sipas të cilit, rezulton se bullizmi është më i përhapur në shkollat private.
Emanuela Ismaili, nga Universiteti i Tiranës tha se “26 për qind e nxënësve të klasave private kanë pohuar se janë përfshirë në bullizëm, kundrejt 20 për qind në shkollat publike”.
Por, si ndikon bullizmi te fëmija viktimë e këtij fenomeni apo dhe në rastin e atij që ushtron bullizëm?.
“Kur është fjala për nxënësit që janë viktimë e bullizmit, janë dy herë më të larta raportimet e tyre për dhimbjen e kokës apo të stomakut. Kanë nivele depresioni, ankthi dhe paniku. Nxënës të tillë nuk duan të shkojnë në shkollë ose kanë rezultate të dobëta në mësime. Ndërsa ata që janë agresorë, në të ardhmen shndërrohen në dhunues të bashkëshortes”, tregon profesor Dragoti, citon TCH.
Studiuesit kërkojnë politika të posaçme për të parandaluar apo reduktuar deri diku format e bullizmit dhe pasojat e rënda në shoqërinë tonë, e cila nxit zhvillimin e tij.
Ndryshe, bullizëm janë sjelljet e përsëritura, të dëmshme e agresive ndërmjet personave që ndryshojnë në nivelin e tyre të forcës dhe mund të jenë si fizike, ashtu edhe psikologjike. Ato përfshijnë goditjet, rrahjet, ngacmimet verbale, gjestet fyese, përjashtimin ose thjesht presionin për t’iu përshtatur atyre që dëshiron apo thotë bullisti.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje









