Lajme
Shqipëri, Banka Botërore investon 1.1 miliard dollarë
Përfaqësuesit e Bankës Botërore paraqiten programin 5-vjeçar të bashkëpunimit me Shqipërinë, i cili kësaj here shënon nivel rekord të financimit prej 1.1 miliard dollarë
Banka Botërore ka planifikuar t’i investoj 1.1 miliard dollarë në Shqipëri, gjatë pesë vjetëve të ardhshme. Kështu deklaruar përfaqësuesit e BB-së para Komisionit Parlamentar të Ekonomisë në Tiranë, ku paraqiten programin 5-vjeçar të bashkëpunimit me Shqipërinë, i cili kësaj here shënon nivel rekord të financimit.
“Po shikojmë një program me angazhime të reja financiare prej mbi 200 milionë dollarësh në vit. Pra në total bëhet fjalë për 1.1 miliardë dollarë për pesë vitet e ardhshme. Do te financojmë mesatarisht 3 projekte të reja në vit, të cilat përfshijnë mbështetje buxhetore për sektorin makroenomik dhe atë financiar si dhe në projektet e klimës së biznesit”, thotë Tahseen Sayed, shefe e BB në Tiranë.
Sipas Bankës do të jenë rreth 15 projekte që do të financohen deri në vitin 2019, të përqendruara në sektorë të ndryshëm për të mbështetur rritjen ekonomike.
Drejtuesja e Bankës iu përgjigj një liste të gjatë me pyetje nga deputetët për programin e ri. Por çështja më e nxehtë ishte ajo e financimit të reformës në sektorin energjetik, raporton TCH.
“Ne mbështesim plotësisht reformën që Qeveria po zbaton në fushën e energjisë për të rimëkëmbur sektorin, i cili është në një krizë të thellë shumëplanëshe” tha Tahseen Sayed.
Banka Botërore është donatori më i madh në Shqipëri, me një total disbursimesh prej mbi 1.4 miliardë dollarësh.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












