Lajme
Shqipëri, arrestohen rekrutuesit për Siri
Policia shqiptare ka vënën në pranga shtatë qytetarë, përfshirë këtu edhe dy hoxhallarë, që dyshohet se u kanë bërë thirrje qytetarëve për të luftuar në Siri
Policia e Shqipërisë i ka arrestuar shtatë persona, përfshirë edhe dy imamë të xhamive, të dyshuar se janë përfshirë në rekrutimin e disa qytetarëve shqiptarë për të luftuar në Siri. Personave iu janë gjetur armë zjarri që dyshohet se do përdoreshin për luftën qytetare në Siri.
Arrestimet janë kryer në një xhami tek Unaza e Re e Tiranës, raportojnë mediet shqiptare.
Sipas tyre, të arrestuar janë shtetasit, Genc Balla, imam në xhaminë e Unazës së re, Bujar Hysa, imam në xhaminë e Mzezit, Edmond Balla, Verdi Morava, Fadil Myslimani, Zeqir Imeri dhe Almir Daçi.
Mësohet se hetimi për arrestimin e këtyre personave ka zgjatur rreth 9 muaj dhe se është kryer nga Shërbimi Informativ i Shqipërisë (SHISH). Aksioni, siç raportpn BW, përveç në Tiranë është zgjeruar dhe në qytete të tjera, si Pogradec, Librazhd e Elbasan.
Burimet zyrtare kanë thënë se personat akuzohen për terrorizëm, ndërsa dyshohet se dërgonin në Siri persona që më pas bëheshin pjesë e formacioneve luftuese atje.
Prokurori i Krimeve të Renda, Eugen Beci bëri me dije gjatë një konference për shtyp detajet e operacionit më të fundit. Ai tha se në banesat e të arrestuarve janë konfiskuar armë, municion, telefona e gjësende të tjera që janë përdoruar për indoktrinimin e shqiptarëve për të luftuar në Siri
Në kuadër të një hetimi të Prokurorisë për Krime të Rënda, me mbështetjen e plotë të Policisë së Shtetit, gjatë ditës së sotme janë arrestuar shtatë persona, të dyshuar si të përfshirë në rekrutimin e disa qytetarëve shqiptarë për të luftuar në Siri. Gjykata për Krime të Rënda ka vendosur masën e sigurisë për personat e mëposhtëm:
Të gjithë këta persona, siç thuhet, akuzohen për veprat penale të “Rekrutimit të personave me qëllim kryerjen e veprimeve terroriste si dhe të nxitjes, thirrjes publike dhe propaganda për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste. Këta persona mund kanë shkelë neni 231, 232/a dhe 265 të Kodit Penal Shqiptar.
Ndryshe, pas arrestimeve për terrorizëm ka reaguar Komuniteti Mysliman i Shqipërisë. “Nisur nga lajmet e sotme për arrestimin e disa personave të akuzuar për terrorizëm dhe përfshirjen në konfliktin e Sirisë, Komuniteti Mysliman bën me dije se personat në fjalë nuk janë punonjës të Komunitetit Mysliman”, thuhet në reagim.
Komuniteti Mysliman e ka bërë të ditur edhe më parë qëndrimin e tij për mos përfshirjen e besimtarëve shqiptarë në konfliktin sirian. KMSH bën me dije se Pjesëmarrja në konflikte dhe nxitje dhune nuk përputhet me shpirtin e fesë islame.
“Gjithsesi Komuniteti Mysliman inkurajon një proces të drejtë ligjor. Pjesëmarrja në konflikte dhe nxitje dhune nuk përputhet me shpirtin e fesë islame. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është promotor i vlerave më të bukura islame dhe predikimit të bukurive të besimit, të harmonisë dhe tolerancës në vendin tonë” thuhet në njoftimin e KMSH.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik











