Shqipëria
Shqipëri: Arrestime masive të trafikantëve me klandestinë
Policia në Shqipëri ka arrestuar 25 persona për trafikim klandestinësh nga Lindja e Mesme në BE.
18 të arrestuarit e sotëm janë shqiptarë, ndërsa 7 të huaj nga Palestina, Iraku, Irani, Egjipti dhe Turqia.
Për arrestimin e tyre kanë bashkëpunuar organe nga Shqipëria, Greqia dhe Italia.
Të arrestuarit dyshohet se bëjnë pjesë në 4 grupe që kalojnë klandestinë nga Iraku, Siria dhe Egjipti në Italinë e Jugut, me destinacion final BE-në, transmeton euronews, përcjell Albinfo.ch.
Ata marrin nga 5.000 deri në 10.000 euro për çdo klandestin që kalojnë, sipas autoriteteve shqiptare.
Dy nga 4 grupet janë në Itali, 1 në Shqipëri dhe 1 në Turqi.
Nga hetimi i deritanishëm janë dokumentuar 30 raste kontrabandimi të 1120 emigrantëve.
Gjithashtu, janë kapur në flagrancë klandestinë që po tentonin të kalonin kufijtë, si dhe janë sekuestruar skafe, një anije velierë, automjete dhe sende të ndryshme që shërbenin për kontrabandimin e personave në rrugë tokësore dhe detare.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











