Shqipëria
Shqipëri: 97 për qind e pacientëve të hospitalizuar nga Covid, të pavaksinuar
Sikurse edhe në vendet e tjera, edhe në Shqipëri spitalet të cilat trajtojnë pacientët me Covid-19 raportojnë se kanë të bëjnë kryesisht me persona të pavaksinuar, shkruan Albinfo.ch.
Drejtoresha e Spitalit Infektiv, Najada Çomo, tha për mediat atje se nëse do të kishte një përqindje të popullatës edhe më shumë të vaksinuar, numri i personave të ardhur për të kërkuar shtrim në spital me Covid do ishte më i pakët.
“Është një trend i përditshëm me rreth 20 pacientë, që kërkojnë ndihmë mjekësore. Numri i të shtruarve në spital është e grupmoshave të ndryshme, duke nisur nga mosha 18 deri mbi 90-vjeçare. Për virusin që flitet aktualisht është Omicron, por janë edhe të infektuar të Deltës, edhe pse nuk i bëjmë të gjithë tamponët për të evidentuar specifikisht Delta apo Omicron”, tha Çomo.
Sipas saj, mbi 90 për qind e pacientëve të shtruar në spitale janë të pavaksinuar.
“Ajo që dua të theksoj është se në spital mbizotërojnë personat, që janë të pavaksinuar. Mbi 95-97% janë persona të pavaksinuar, një 2-3% janë edhe persona të vaksinuar që kanë sëmundje kronike në mënyrë të padiskutueshme dhe që ndonjëherë sëmundja e tyre kronike mund të bëhet shkak, duke kërcënuar jetën e pacientit. Ne kemi parë pacientë me të tëra llojet e vaksinave dhe asnjë vaksinë nuk mund të thuash se është vaksina që të sjellë apo nuk të sjellë në spital. Me të tëra llojet e vaksinave na kanë ardhur të sëmurë në spital, pra nuk ka ndonjë specifikë lloji i vaksinës”, theksoi Çomo.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit









