Shqipëria

Shqipëri: 60 për qind e popullatës, e pavaksinuar

Sipas të dhënave zyrtare të ISHP-së, vetëm 35 % e grupmoshës 18-24 vjeç rezulton e vaksinuar në Shqipëri.për

Tetë bashki në Shqipëri kanë afro 60% të popullsisë të pavaksinuar. Ekspertët e Institutit të Shëndetit publik thonë se shumica e bashkive me përqindje të ulët vaksinale janë në veri, por nuk mungojnë edhe Elbasani, Vora dhe Kamza.

Ndërsa, pak ditë më parë, Komiteti Teknik i Ekspertëve lehtësoi masat anti-Covid për shkak të situatës së qëndrueshme epidemiologjike, raporton Euronews Albania, përcjell Albinfo.ch.

Nga 1 maji hyri në fuqimi vendimi për mosmbajtjen e maskave në ambiente të mbyllura si dhe hapja e klubeve të natës.
Gjithashtu u hoq detyrimi për të paraqitur dokumentin e vaksinës, të testimit për SARS Cov2, dhe certifikatën e shërimit për shtetasit që hyjnë në Shqipëri nga çdo pikë kufitare.