Shqipëria
Shqipëri: 424 mijë të ikur nga vendi gjatë viteve 2011-2020
Tashmë emigrimi është shndërruar në problemin të mprehtë të shoqërisë shqiptare, teksa numri i të larguarve, kryesisht të rinjve, po vjen në rritje, duke e vënë në pikëpyetje zhvillimin e qëndrueshëm të vendit në të ardhmen.
Referuar të dhënave të fundit të publikuara nga INSTAT, tregohet se nga viti 2011, kur raportohen për herë të parë të dhënat, deri në 2020-ën janë larguar nga vendi 423.7 mijë persona (emigrantë), përcjell albinfo.ch.
Për të njëjtën periudhë janë kthyer 242.8 mijë imigrantë, duke bërë që migracioni neto për këtë periudhë të jetë -181 mijë persona.
INSTAT tregon se gjatë vitit 2020, edhe pse në kushtet e kufizimeve ekstreme në lëvizje nga pandemia Covid- 19, emigracioni neto (diferenca ndërmjet të larguarve dhe të kthyerve në vend) ishte 16 mijë e 684 persona.
Nga ana tjetër, të dhënat tregojnë se,në vitin 2020 u larguan nga vendi 23 mijë e 854 persona dhe u rikthyen vetëm 7171 persona. Diferenca mes ikjeve dhe kthimeve mbeti sërish e lartë me mbi 16 mijë persona.
Ekspertët e çështjeve demografike në vend lajmërojnë se pandemia Covid-19 do të stimulojë edhe me tej emigracionin.
Ilir Gëdeshi, ekspert i njohur i çështjeve të emigracionit, tha se krizat ekonomike në Shqipëri janë pasuar nga valë emigracioni. Krizat e vitit 1990, 1997, 2008 e kanë vërtetuar këtë fakt. Edhe kriza pandemike, sipas zotit Gëdeshi, rrezikon të përshkallëzojë emigracionin në vend.
Shumica e të larguarve janë të rinj. INSTAT raportoi se popullsia në moshë pune 15-64 vjeç u tkurr me 16.2 mijë persona në raport me janarin 2020 ose me 0.8 për qind. Por në grupet e reja, rënia ishte më e fortë. Popullsia në grup moshën 15-29 vjeç shënoi tkurrje më të madhe me rreth 18 mijë persona. Në këtë interval moshe pakësimi më i madh ishte për të rinjtë 15-19 vjeç me mbi 8 mijë persona.
Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i Vjenës përllogariti se nga viti 2010 deri në vitin 2019 janë larguar nga Shqipëria në emigracion rreth 499 mijë persona, në një raport të fundit për migracionin neto të Ballkanit Perëndimor.
Ekspertët i morën të dhënat nga Eurostat për vendet e BE-së dhe nga vende jo anëtare të BE-së. Numri i emigrantëve për Shqipërinë u përllogarit nëpërmjet autorizimeve për lejet e qëndrimit të lëshuara për herë të parë nga këto vende.
Shqipëria rezultoi me numrin më të lartë të emigrantëve në krahasim me Serbinë, Malin e Zi, Bosnjën, Maqedoninë dhe Kosovën.
Si faktorë themelorë, ekspertët e Vjenës evidentojnë nivelin e lartë të varfërisë, fenomen që shpjegon flukset e larta të emigracionit sidomos në Shqipëri dhe Kosovë.
Shqipëria dhe Kosova janë dy vendet me nivelin më të ulët të të ardhurave për frymë në rajon dhe me nivelet më të larta të varfërisë sipas Bankës Botërore e, për rrjedhojë, kanë edhe flukset më të larta emigratore.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare Helmimi me gaz në Porcari, dëshmia e fqinjit shqiptar për momentet e para... -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç











