Shqipëria
Shqipëri: 3 viktima dhe 132 të infektuar nga COVID-19
Ministria e Shëndetësisë informon zyrtarisht se janë 3 viktima dhe 132 të infektuar nga COVID-19 në 24 orët e fundit nga 824 testime.
Po ashtu janë dhe 95 të shëruar.
NJOFTIMI NGA MSH:
COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 95 të shëruar, 132 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit.
Dr. Marjeta Dervishi
Instituti i Shëndetit Publik
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën thirrje qytetarëve të mos e ulin vigjilencën për zbatimin e masave antiCOVID.
Në institucione arsimore, në biznese, në transportin publik, kudo në ambiente të brendshme dhe aty ku nuk ruhet distanca, është e domosdoshme të vendoset maska në mënyrë të tillë që të mbulojë hundën dhe gojën.
Është një ndër masat më efikase që e kufizon përhapjen e infeksionet, sikundër është shumë e rëndësishme të respektohen rregullat e distancimit social dhe të higjienës, për të kufizuar përhapjen e COVID19.
Ju informojme mbi situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit. Janë kryer 824 testime dhe janë konfirmuar 132 të prekur me virusin Sars-Cov2 në këto bashki :
31 raste në Tiranë, 15 në Elbasan, 12 në Durrës, 10 në Fier, nga 7 raste në Lezhë, Pogradec, nga 5 raste në Shkodër, Korçë, Mirditë, Berat, nga 4 raste në Lushnje, Përmet, Bulqizë, nga 3 raste në Tropojë, Gjirokastër, Patos, nga 2 raste në Fushë-Arrëz, Kolonjë, nga 1 rast në Has, Vlorë, Librazhd, Kamëz, Ura-Vajgurore.
Në 24 orët e fundit 95 qytetarë e kanë fituar betejën me Covid19 duke e çuar numrin e të shëruarve në 7629 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në Spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 185 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët vetëm 4 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 58 vjeçare nga Tirana, një 63 vjeçar nga Lushnja, një 66 vjeçar nga Fieri, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.
Në çdo rast kur keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun e familjes, të merrni këshillim psikologjik si dhe të informoheni saktë mbi COVID-19.
COVID-19 – Statistika (28 shtator 2020)
Testime totale 86378
Raste pozitive 13391
Raste të shëruara 7629
Raste aktive 5382
Humbje jete 380 (Qarku Tiranë 180, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 26, Fier 22, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2632
Durrës 591
Shkodër 391
Elbasan 318
Lezhë 305
Korçë 252
Fier 244
Vlorë 198
Kukës 154
Berat 112
Dibër 107
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










