Shqipëria
Shqipëri: 3 të vdekur dhe 90 raste të reja me COVID-19

Në Shqipëri janë regjistruar edhe 90 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë edhe 3 persona të tjerë kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Që nga fillimi i pandemisë numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Shqipëri, bashkë me rastet e reja është rritur në 2.752 dhe numri i të vdekurve nga virusi në 72, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 362 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19 dhe rastet e reja pozitive janë konfirmuar në Tiranë dhe disa qytete të tjera të vendit.
Sipas njoftimit të Ministrisë, në Spitalin Infektiv në Tiranë po trajtohen dhjetëra pacientë, ndërsa po merr trajtim spitalor edhe një fëmijë dymuajsh, i prekur nga koronavirusi.
Në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 33 qytetarë, duke e rritur në 1.592 numrin e të shëruarve dhe aktualisht janë 1.088 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër dhe Durrës.
Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë kryer gjithsej 28.033 testime dhe institucionet shëndetësore vazhdojnë testimet për rastet e dyshuara.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Kosova, e vetmja përfaqësuese e librit shqip në Panairin e Frankfurtit Kosova përfaqëson letërsinë shqipe në Panairin Ndërkombëtar të Frankfurtit...
-
Ekspozitë: “Migracioni – E ardhmja në retrospektivë”
-
Gazeta zvicerane: “Islami shqiptar po bëhet gjithnjë më konservator”
-
Shqipe Sylejmani sjell romanin e tretë: “Stolz und Widerstand” – Krenari dhe Rezistencë
-
SHBA
Rron Zeka shpallet studenti më i mirë i shkëmbimit në Universitetin Augustana
Jeta në Austri
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese Vjena gjobiti supermarketet për etiketa çmimesh të rreme dhe mungesë zbritjesh pas 1,200 inspektimeve; rrjetet e...
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026
-
Austri: Promovohet romanit autobiografik „KREUZTANNE“ nga Fate Velaj