Lajme
Shqipëri: 3 të vdekur, 68 raste të reja me koronavirus
Tre qytetarë kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit në Shqipëri në këto 24 orë të fundit.
Lajmin e bën me dije Ministria e Shëndetësisë, e cila njoftoi se viktimat janë një 57-vjeçare dhe një 80-vjeçar nga Tirana, si dhe një 62-vjeçar nga qyteti i Fierit.
Ministria njoftoi gjithashtu se në 24 orë janë kryer 496 testime, nga të cilat 68 kanë rezultuar të infektuar me koronavirus.
Deklarata e plotë e Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike të 24 orëve të fundit në vendin tonë.
Situata paraqitet serioze, ku vijon të ketë raste të reja të idenfikuara nga gjurmimi dhe hetimi epidemiologjik në terren si dhe qytetarë të që kanë nevoje për trajtim në dy spitalet Covid.
Ndaj kërkojmë bashkëpunimin e qytetarëve për të respektuar masat e vendosura, për të mbajtur maskën detyrimisht në ambientet e mbyllura, për të ruajtur distancimin fizik dhe higjienën personale.
Në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 3 qytetarë: Një 57 vjeçare dhe një 80 vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese, dhe një 62 vjeçar nga Fieri pa sëmundje të tjera.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.
Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 124 pacientë, 20 në terapi intensive dhe 7 pacientë janë të intubuar.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 496 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 68 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 34 raste në Tiranë, 10 në Krujë, 5 në Durrës, 3 në Shkodër, nga 2 raste në Dibër, Shijak, nga 1 rast në Kurbin, Korçë, Elbasan Kukës, Lezhë, Vlorë, Tropojë, Kamëz, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Prrenjas, Klos.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 66 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2463 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë ju rikujton edhe njëherë të gjithë qytetarëve mbajtjen e detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura dhe kudo nuk është e mundur të ruhet distanca fizike.
Ju lutemi, tregoni kujdes në ambientet e punës, aty ku ofrohen shërbime dhe në çdo ambient publik, për të respektuar masat e higjienës, distancës fizike.
Respektimi i distancës, vendosja e maskës, higjiena vetjake dhe kolektive janë mënyrat e vetme për të frenuar përhapjen e COVID19.
Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127.
Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për COVID19.
COVID-19 – Statistika (22 korrik 2020)
Testime totale 36834
Raste pozitive 4358
Raste të shëruara 2463
Raste aktive 1775
Humbje jete 120 (Qarku Tiranë 62, Shkodër 20, Durrës 17, Fier 6, Elbasan 5, Vlorë 4, Kukës 2, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 903
Durrës 215
Shkodër 204
Vlorë 98
Lezhë 82
Korçë 64
Elbasan 48
Kukës 47
Fier 40
Berat 32
Gjirokastër 22
Dibër 20
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











