Shqipëria
Shqipëri, 3.1 vizitorë vetëm gjatë muajit gusht
3 milionë e 106 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj kanë hyrë në territorin shqiptar vetëm gjatë muajit gusht.
Sipas shifrave zyrtare të publikuara nga Instituti i statistikave, ky tregues ka pësuar një rritje me 9,1%, krahasuar me gushtin e viti 2023.
Numri i shtetasve të huaj që kanë udhëtuar drejt Shqipërisë në kulmin e sezonit veror ka pësuar një rritje me 7.2%, krahasuar me një vit më parë. Konkretisht gjatë muajit gusht kanë hyrë në Shqipëri 2 milionë e 167 mijë e 665 shtetas të huaj, 96% e të cilëve nga Evropa, transmeton tch, përcjell Albinfo.ch.
Qëllimi i hyrjes në territorin shqiptar i shtetasve të huaj, në 99 % të rasteve është për qëllime personale, ku dominojnë hyrjet për pushime. Rritje të ndjeshme në muajin gusht kanë pasur edhe hyrjet e shtetasve të huaj për qëllime biznesi dhe profesionale, me 49,4 %.
Ajo që ra në sy gjatë këtij sezoni veror ka qenë edhe rritja e netqëndrimeve të të huajve në Shqipëri, ndërkohë që sa u përket pritshmërive për vjeshtën, prenotimet e deritanishme flasin për shifra pozitive./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum Vogëlushi nga Nepolja e Pejës Dyshohet se ka humbur jetën pas disa ditësh në gjendje kome,... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes,
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











