Shqipëria
Shqipëri, 21 milionë turistë për 4 vite
Rreth 21 milionë shtetas të huaj kanë vizituar Shqipërinë nga viti 2013 deri në vitin 2017, duke shënuar një rritje mesatare prej 12% në vit.
Zëvendësministri i Turizmit të Shqipërisë, Hajrulla Çeku pjesëmarrës në llogaridhënien publike të qeverisë në Durrës, bëri me dije se shpenzimet e turistëve të huaj janë rritur për vitin 2017 me 8.5% duke kaluar mesatarisht 4.2 net qëndrimi në Shqipëri, shkruajnë mediat vendase.
“Për vitet 2013-2017 afërsisht 21 milionë shtetas të huaj erdhën në Shqipëri, duke shënuar një rritje mesatare prej 12% në vit. Shpenzimet e turistëve të huaj janë rritur me 8.5% për vitin 2017, ku këta vizitorë kanë kaluar mesatarisht 4.2 net qëndrimi në Shqipëri, duke shpenzuar 63 euro në ditë. Rreth 1.7 miliardë euro ishte kontributi i turizmit në Shqipëri për vitin 2017, mbi 200 milionë euro më shumë se një vit më parë.
Numri i vizitorëve në monumente nga 320 mijë në 2013, arriti 660 mijë në vitin 2017”, theksoi ai, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












