Shqipëria
Shqipëri: 10.000 nxënës të klasave 1-5 rikthehen në shkollë
Nxënësit e klasave të para deri në të pestën, të cilët nuk kanë mundur të ndjekin mësimin në distancë apo kanë punuar pjesërisht në shtëpi gjatë periudhës mars – qershor për shkak të situatës se koronavirusit do të rikthehen në bankat e shkollës më 31 gusht deri më 11 shtator.
Në çdo klasë që nuk duhet të ketë më shumë se 10 fëmijë në të, e ku distanca nga banka në bankë do të jetë 1.5 metra, do të zhvillohen 40 orë mësimore për dy javë. Gjysma e orëve për lëndën e gjuhës shqipe e gjysma tjetër për matematikën. Mësimi do të nisë në orën 8, ndërsa një orë do të zgjasë 45 minuta.
Sipas sondazheve të Ministrisë së Arsimit, për pjesëmarrjen e nxënësve në procesin mësimor online me mbylljen e institucioneve arsimore rezultoi që afërsisht 10.000 fëmijë nga arsimi parauniversitar nuk ishin prezent në mësim për shkak te zonave të thella gjeografike ku jetonin apo pasi ishin pjesë e shtresave vulnerabël.
Megjithatë sërish, drejtorët e shkollave, në bashkëpunim me mësuesit e arsimit fillor po hartojnë listën e nxënësve që kanë humbur orët mësimore për të llogaritur shkollat që duhet të hapin dyert për dy javë.
Më tej do të caktohet stafi pedagogjik që do të japë mësimin plotësues dhe do të njoftohen prindërit e nxënësve mbi qëllimin e këtij programi, që veç detyrimit për t’u siguruar të gjithë nxënësve të drejtën për t’u arsimuar, synon jo vetëm arritjet e nxënësve, por edhe mirëqenien emocionale të tyre për të qenë pranë mësuesve dhe shoqërisë së klasës.
Megjithatë, mësimi gjatë kësaj kohë nuk do të ketë vlerësim me notë. Ndërsa do të jenë zyrat vendore arsimore në komunikim me Bashkinë që do të bëjnë dhe dezinfektimin e ambienteve.
Si dhe do të hartohet një rregullore e thjeshtë për shmangien e grumbullimeve dhe kushteve higjiene-sanitare, që mund të shërbejë edhe për fillimin e vitit të ri shkollor më 14 shtator./tch
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç












