Kosova
Shqetësuese ikja e kosovarëve, për pak vite u larguan mbi 150 mijë banorë
Referuar statistikave, brenda 4 vjetëve, nga Kosova janë larguar më shumë se 156 mijë banorë apo rreth 8.85 % e popullsisë së vendit, përcjell albinfo.ch.
Bazuar në të dhënat e fundit të publikuara në portfolion vjetore të emigrimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, është vlerësuar se deri në fund të vitit 2022 mbi 949 mijë banorë jetojnë jashtë vendit.
“Për periudhën 2018-2022 vlerësohet se nga Kosova janë larguar 156,080 banorë, apo rreth 8.85% e popullsisë së vendit.
Nëse merret si bazë popullsia që jetonte jashtë vendit më 1 prill 2011 (703,978 banorë vlerësohet se jetonin jashtë vendit), në fund të vitit 2022 vlerësohet se mbi 949,719 banorë apo 53.89 % e popullsisë së Kosovës jetonte jashtë vendit”, thuhet në këtë raport.
Midis tjerash në raport thuhet se emigrimi i rregullt shtetasit e republikës së Kosovës me leje të vlefshme qëndrimi në shtetet anëtare të BE-së dhe zonës Shengen gjatë periudhës 2020 – 2022, vendet anëtare të BE-së dhe zonës Shengen kanë lëshuar rreth 71,240 lejeqëndrimet e para, për shtetasit kosovarë.
Ndërsa në vitin 2022, nga shtetësia e Republikës së Kosovës kanë hequr dorë 4,792 persona, kurse 62 janë refuzuar për mosplotësimin e kritereve ligjore.
“Nga 4,792 personat të cilët kanë hequr dorë nga shtetësia e Republikës se Kosovës në vitin 2022 të dhënat tregojnë se 4,211 (88%) janë nga Gjermania, 419 (8.7%) nga Austria, 71 (1.5%) nga Sllovenia dhe 91 (1.8%) nga shtetet e tjera”, thuhet midis tjerash në raport.
Ndërsa numri i përgjithshëm i urdhërlargimeve të shtetasve kosovarë nga shtetet anëtare të BE-së dhe zonës Shengen në vitin 2022 sipas shteteve u regjistruan në: Francë 1,175 (27.6%), Slloveni 935 (22%), Kroaci 560 (13.2%), Zvicra 290 (6.8%), Itali 270 (6.3%) dhe shtete të tjera 1,025 (24.1%).
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve











