Shqipëria
Shpresë për azilkërkuesit shqiptarë në Britani

Azilkërkuesit shqiptarë që preken nga ligji i ri i ashpër i emigracionit në Britaninë e Madhe kanë një motiv për të qëndruar të qetë përkohësisht, pasi deportimi për në Ruanda po shkon drejt dështimit.
Kjo pasi, stafi i Home Office dhe Forcave Kufitare kanë paralajmëruar se do të nisin grevat nëse u kërkohet të mbështesin planet e ashpra të qeverisë për emigracionin.
Paralajmërimin e ka bërë sot një figurë e lartë e sindikatave të Shërbimeve Publike dhe Tregtare, e cila qartësoi se anëtarët e saj mund të largohen në vend që të ndihmojnë në dërgimin e të dëbuarve në Ruanda, ose të zbatojnë masat e mara për të trajtuar numrin e lartë të emigrantëve që kalojnë kanalin Anglez me gomone.
PCS, e cila ka dhjetëra mijëra anëtarë, i është bashkuar tashmë veprimeve ligjore kundër skemës së Ruandës, e nënshkruar me një kosto prej 120 milion £ për buxhetin e Britanisë së Madhe, transmeton A2 përcjell albinfo.ch.
Prej kësaj skeme ende nuk është arritur të depërtohet asnjë emigrant për shkak të përballjes me një numër të madh sfidash ligjore.
PCS është gjithashtu kundër projektligjit të imigracionit të paligjshëm, i cili do t’i ndalojë të ardhurit me gomone të aplikojnë për të qëndruar në bazë të ligjit për skllavërinë moderne ose konvestës së të drejtave të njeriut.
Ky paralajmërim nga sindikatat vjen në një kohë kur ministrat në Britani do të nisin një fushatë reklamuese që synon drejtpërdrejt emigrantët e mundshëm për t’i penguar ata të tentojnë të hyjnë në ishull me gomone.
Reklama e mediave sociale do të shfaqet kryesisht në Shqipëri. Një reklamë tregon policinë që ndalon një emigrant, ndërsa një tjetër tregon një gomone të mbushur plot.
Të dyja kanë paralajmërime në anglisht dhe shqip se nëse shkojnë në Britani ilegalisht do të përballen me ndalim dhe depërtim.
Ndërkohë, ministri i Emigracionit Robert Jenrick do të nisë një ‘tur emigracioni’, duke vizituar këtë javë Algjerinë, Tunizinë, Italinë dhe Francën.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Gazeta zvicerane: “Islami shqiptar po bëhet gjithnjë më konservator” "Islami shqiptar në Zvicër, i cili normalisht konsiderohet liberal, po bëhet gjithnjë e më konservator. Në...
-
Shqipe Sylejmani sjell romanin e tretë: “Stolz und Widerstand” – Krenari dhe Rezistencë
-
SHBA
Rron Zeka shpallet studenti më i mirë i shkëmbimit në Universitetin Augustana
-
Shqiptarja nga Kosova në mesin e 25 lidereve më me ndikim në SHBA
-
“Tri Net Film Fest” kthehet për herë të katërt në Freienstein
Jeta në Austri
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente Policia e Vjenës paralajmëron për mashtrues që shënjestrojnë apartamentet...
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026
-
Austri: Promovohet romanit autobiografik „KREUZTANNE“ nga Fate Velaj
-
Ambasadori Fate Velaj më 23 shtator përuron romanin „Kreuztane” në Traiskirchen të Austrisë