Kosova
Shpresa Rupar: Si t’i instalojmë mendimet pozitive nga fuqia e zërit të brendshëm
Njerëzit e kanë fuqinë e zërit të brendshëm pozitiv dhe duhet ta shfrytëzojë atë.
Me të drejtë thuhet se mendimi pozitiv është çelës që i hap të gjitha dyert e thesarit të jetës, aq sa edhe Sue Hadfieldn, një autor i njohur i mendimit pozitiv thotë se: “Nëse arrin të mprehësh fuqinë e mendimit pozitiv, ti do të kesh më shumë lumturi, shëndet, zhdërvjelltësi, sukses dhe pamje më të mirë”, transmeton albinfo.ch.
Ne jemi produkt i mendimeve tona, ndaj duhet të mendohet pozitivisht që ditët tona të jenë më pozitive në gjithë përmbajtjen e tyre.
Mendimet pozitive vijnë nga fuqia e zërit të brendshëm pozitiv, kështu thotë Shpresa Rupar, shqiptarja e vetmja trajnere ndërkombëtare e licencuar e Programimit Neuro-Linguistik për territorin e Shqipërisë dhe Kosovës, nga The Society of Neuro-Linguistic Programming™ si dhe nga vetë bashkëthemeluesi i NLP-së Dr. Richard Bandler, shkruan albinfo.ch.
Ajo me njohuritë dhe profesionalizmin e saj mëson njerëzit si t’i instalojonë mendimet pozitive në kokën e tyre dhe si ta ndryshojnë mënyrën e të menduarit, duke i aplikuar disa metoda në jetën e tyre të përditshme.
Përgjithsisht në temat e saj trajtohet suksesi, lidershipi, vetëbesimi, optimizmi, instalimi i mendimit pozitiv në kokën tonë, pjekurinë e mendimit e karrierës, psikologjinë, suksesin etj.
Sipas Shpresa Rupar, një nga hapat e parë drejt ndryshimit, shërimit apo rritjes së rezultateve është absolutisht vetëdijesimi dhe fuqia e zërit të brendshëm pozitiv. Ajo tregon se çdo gjë fillon nga brenda, nga veprimi më i thjeshtë e deri tek arritjet më të mëdha që mund t’i ndodhin një njeri, nga mendimi pozitiv.
Për më shumë rreth mendimit pozitiv, dhe fuqisë së zërit të brendshëm, shikone videon më poshtë:
/Albinfo.ch
https://www.facebook.com/100009311992953/videos/2599660623687645/?id=100009311992953
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











