Lajme
Shpëtohen me helikopter tre barinj shqiptarë
Barinjtë kishin mbetur të ngujuar pas reshjeve të pandërprera të borës. Policia shpëtoi barinjtë, por edhe 400 bagëtinë e tyre që ishin në një stan të malësisë së Përmetit
Është detyruar të intervenojë policia e Shtetit me një helikopter, për t’i shpëtuar tre barinj shqiptarë të cilit kishin mbetur të ngujuar për tri ditë në malësinë e Nemërçkës, në rajonin e Përmetit në jug të Shqipërisë. Policia ka marrë njërin nga barinjtë ndërsa dy të tjerët dhe bagëtinë i ka furnizuar me ushqime.
Barinjtë shqiptarë kishin mbetur të ngujuar në mal, pas reshjeve të pandërprera të borës dhe në pamundësi që atyre t’u ofrohet ndihma nëpërmjet rrugëve malore.
Polica e Shqipërisë, sipas medieve në Tiranë, ka bërë një ulje të rrezikshme për ta marrë njërin nga barinjtë, i cili ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore. “Ai është dërguar menjëherë për mjekim në qendrën mjekësore në Çarshovë”, thuhet në njoftim, raportin BW.
Të afërmit e barinjve të ngujuar, por edhe pronari i stanit kanë apeluan për një ndërhyrje nga ajri, me qëllim shpëtimin e tyre. Mundësia e vetme e shpëtimit, sipas pronarit të stanit është që të kalojnë nga Greqia.
“Tri ekspeditat për shpëtimin e tyre kishin dështuan, presim me padurim një ndërhyrje nga ajri, që të mund t’ju çohet ushqim dhe të shpëtohen”, tha pronari i stanit, Elton Caci.
Pak orë pas apelit, nga Tirana u nis edhe helikopteri i Ministrisë së Brendshme, i cili ofroi asistencë për barinjtë dhe bagëtinë.
Sipas pronarët, në stan gjenden 400 krerë bagëti, ndërkohë që trashësia e borës në mal shkon deri në 1 metër.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











