Lajme
Shpëtohen katër arinj të murrmë
Katër arinj të murrmë do të merren nga minikopshtet zoologjike në Prizren dhe Prishtinë për t’u dërguar në strehimoren e arinjve afër liqenit të Badovcit
Autoritetet kosovare disa muaj më parë kanë nënshkruar një marrëveshje me Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës (IKMN), me të cilin parashikohen të mbrohen të gjitha kafshët e egra që gjendën nëpër minikopshtet zoologjike nëpër Kosovën.
Si rezultat i kësaj marrëveshje, të mërkurën do të “riatdhesohen” nga kafazet në kopshtin e hapur, katër arinj të murrmë. Sipas një njoftimi lëshuar nga Ministra e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, “shpëtimi” i këtyre arinjve do ndodhë të mërkurën dhe të enjten.
“Nesër më 22 Maj, 2013, do të merren dy arinj nga minikopshti “Shqiponja” në Prizren, ndërkaq, të enjten me 23 Maj, do të merren edhe dy arinj të tjerë nga minikopshti-restoran “Freskia” në Gërmi të Prishtinës”, njofton MMPH.
Ndryshe, disa muaj më parë Ministra e Mjedisit ka nënshkruar marrëveshje me Fondacionin për Mbrojtjen e Kafshëve, për mbajtjen dhe përkujdesjen e arinjve të murrmë në strehimoren në Badovc.
Kjo strehimore është ngritur me ndihmën e Fondacionit për Mbrojtjen e Kafshëve “Vier Pfoten”, me seli në Vjenë, të Austrisë.
Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës ka ndërtuar strehimoren e parë për arinjtë e murrmë afër liqenit të Badovcit, ndërsa më 17 mars, me sukses ka transportuar arushën e parë me emrin Kasandra.
Me këtë strehimore, IKMN, parashikon t’i mbyllë të gjitha mini-kopshtet zoologjike nëpër Kosovë.
Sipas Ministrisë së Mjedisit, deri më tani janë evidentuar 15 arinj të murrmë që mbahen në këto mini-kopshte, kryesisht në kuadër të restoraneve. Gjatë këtij viti, të gjithë do të transportohen në strehimoren në Badovc.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik














