Kosova

Shpërthim në një fshat të Mitrovicës, 13 të lënduar

Në fshatin Kçiq të Mitrovicës 13 persona janë lënduar pasditen e sotme, si pasojë e një shpërthimi në një shtëpi.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili për mediat në Kosovë ka deklaruar se duke u bazuar në informatat e para, dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga një bombolë e gazit, përcjell albinfo.ch.

Ndër të tjera, ai ka njoftuar se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Mitrovicës.