Lajme
Shpërthim i fuqishëm në KEK, flitet për së paku 3 të vdekur
Nga ana tjetër, në QKUK raportojnë se deri më tash atje janë sjellë 13 të lënduar dhe nuk dinë për persona të vdekur
Një shpërthim i rëndë ka ndodhur sot në orët e paradites në Korporatën Energjetike të Kosovës. Ndonëse nuk ka të dhëna zyrtare, thuhet se së paku tre persona kanë humbur jetën nga ky shpërthim. Autoritetet thonë se pritet edhe një shpërthim tjetër i radhës.
Nga ana tjetër, në QKUK raportojnë se deri më tash atje janë sjellë 13 të lënduar dhe nuk dinë për të vdekur.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka konfirmuar se ka ndodhur një shpërthim në Obiliq, njofton telegrafi.com
Shpërthimi është ndier edhe në Fushë Kosovë. Shtëpitë rreth zonës kanë pësuar dëmtime.
Drejtori i Shërbimeve në KEK, Endmond Nulleshi, ka konfirmuar për Telegrafin se ka ndodhur një aksident në formë shpërthimi në repartin e elektrolizës në Termocentralin Kosova A. Sipas tij, ende nuk ka të konfirmuar për viktima deri sa zjarrfikësit dhe ndihma e shpejtë janë në vend të ngjarjes.
Si reagim i parë ndaj kësaj fatkeqësie, kryeministri i vendit, Hashim Thaçi ka pezulluar fushatën zgjedhore për zgjedhjet që mbahen të dielën. Njësoj kanë deklaruar pezullimin e fushatës edhe liderë të partive të tjera të vendit.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












