Lajme
“Shpërthen” virusi në Austri: Rreth 4 mijë raste të reja brenda 24 orëve
Thuajse gjysma e rasteve janë regjistruar në Austrinë e Epërme.
Ka muaj që situata e koronës në Austri nuk ka qenë më alarmante sa tani. Në raportin e fundit të publikuar sot (e mërkurë, 10:30) brenda 24 orëve janë regjistruar 3727 raste të reja në Austri. Vetëm në Austrinë e Epërme (Oberösterreich) hiq më pak se 1.177 raste, shkruajnë mediat austriake, transmeton albinfo.at.
Pas Austrisë së Epërme, me numrin më të madh të të infektuarve renditet Vjena me 714 raste, pastaj Stajermark (Seiermark) me 516 raste, Austria e Ulët me 508 (Niederösterreich). Në Salzburg janë raportuar 296 raste, Tirol 239, Kärtnen 113, Vorarlberg 110. Vetëm Burgerland kishte shifrën dyfishore me vetëm 54 raste të reja.
Aktualisht janë gjithsej 962 pacientë me korona në spitale për trajtim, 218 prej tyre kërkojnë kujdes intensiv mjekësor, ndërkohë brenda 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 13 persona të tjerë. Deri më tani nga koronavirusi raportohet se kanë vdekur 11,209 persona në gjithë Austrinë.
Shumica e austriakëve, të vaksinuar
Numri i të vaksinuarve në Austri ka kaluar më shumë se gjysmën. Aktualisht me vaksinim të plotë janë 61,9 % në gjithë Austrinë. Numri më i lartë të vaksinuarve është arritur në landin Burgerland me 72,1 %, kurse me numrin më të ulët janë vaksinuar në Austrinë e Epërme me 60.2%. Në Vjenë janë vaksinuar 64.6 %.
Nga 1 nëntori, rregulli 3G i detyrueshëm në vendet e punës
Tashmë është gjithçka e rregulluar. Duke filluar nga 1 nëntori, në Austri, detyrimi për të respektuar “rregullin 3G” në vendet e punës do të hyjë në fuqi. Kështu punonjësit do të duhet të pajisen me kartën e gjelbër për t’u vërtetuar se ata janë të vaksinuar, të shëruar apo të testuar. Në rast të shkeljeve të kësaj rregulloreje, ekziston rreziku i dënimeve të rënda (gjoba).
Rregulli 3G në vendin e punës do të zbatohet nga 1 nëntori. Ministri i Shëndetësisë, Wolfgang Mückstein dhe ministri i Punës, Martin Kocher, njoftuan zyrtarisht këtë të mërkurë. Kjo do të thotë: nëse keni kontakte me njerëz të tjerë në punë, duhet të vaksinoheni kundër koronavirusit, të testoheni ose të jeni i shëruar, përcjell albinfo.at.
Ende ka një periudhë tranzicioni deri në 14 nëntor. Njerëzit që nuk i plotësojnë kërkesat e kësaj rregullore gjatë kësaj kohe, duhet të mbajnë një maskë FFP2 gjatë gjithë kohës. Sipas Kocher, njerëzit që refuzojnë të ofrojnë dëshmi 3G do të përballen me pasoja sipas ligjit të punës.
3,600 euro gjobë për punëdhënësit, 500 euro për punonjësit
Por si do të janë pasojat për kompanitë dhe punonjësit e tyre? “Gjobat që përcaktohen janë 500 euro për punonjësin dhe 3,600 euro për punëdhënësin”, shpjegon ministri i Punës. Punonjësit në rast të kundërshtimit të plotësimit të kësaj rregulloreje, kompania ka të drejtën e ndërprerjes së kontratës së punës”, thotë ministri Kocher, duke shtuar:
“Për mua si ministër i Punës, mbrojtja e punonjësve në vendin e punës është një nga shqetësimet kryesore. Prandaj ne kemi rënë dakord për një rregullore 3G që është praktike për kompanitë dhe që në të njëjtën kohë siguron mbrojtjen shëndetësore të punonjësve”, tha Kocher.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë













