Futboll
Shpërthen Rooney: Futbollistët po trajtoheshin si minj
Wayne Rooney ka thënë se qeveria britanike dhe autoritetet e futbollit në Angli i kanë trajtuar futbollistët si brejtës guineas gjatë pandemisë koronavirus.
Futbolli elitar në Britani të madhe dhe në ligat e tjera elitare evropiane është pezulluar të paktën deri në fillim të muajit të ardhshëm, për shkak të përhapjes së shpejtë të sëmundjes ngjitëse, të njohur si COVID-19, transmeton Gazeta Express.
“Për lojtarët, stafin dhe familjet e tyre, kjo ka qenë një javë shqetësuese. Një javë në të cilën e kemi ndier mungesën e lidershipit nga qeveria dhe nga Federata e Futbollit (FA) dhe Premierliga”, tha Rooney.
Në kolumnën e tij në gazetën Times, ish-kapiteni i Anglisë shkroi: “Sportet e tjera, tenisi, Formula 1, ragbi, golfi dhe futbolli në vendet e tjera ishte ndërprerë, ndërsa neve na thoshin të vazhdonim. Mendoj se shumë futbollistë po vrisnin mendjen: ‘A ka të bëjë diçka me paratë kjo? Përse ne pritëm deri të premten? Pse u desh që Mikel Arteta (trajneri i Arsenalit) të sëmurej që futbolli në Angli të ndërpritej?”
“Pas takimit emergjent, më në fund u mor vendimi i duhur, e deri në ato momente futbollistët në Angli po trajtoheshin sikur minj guineas”, shtoi ai. /albinfo.ch
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë














