Lajme
Shpërfaqja e një shkurtese dhe shpërfaqja e një pseudoshkence *
Komentim i dy aktualiteteve të javës
Javën që lamë pas e karakterizoi zbulimi i nëntokës i deputetit të Parlamentit të Kosovës, Bekim Haxhiu, i quajtur Kamishi, mbi kinse kontaktet e Albin Kurtit, udhëheqësit të Lëvizjes Vetëvendosje, me qarqe ministrore të Serbisë dhe atë të kohës së Millosheviqit.
Edhe pjesëmarrja e fizikantit shqiptar nga Kosova, prof. dr. Jahja Koka, në emisionin “Oksigjen” të së premtes që lamë pas, ishte grishës për interesimet e mia.
Shpërfaqja e një shkurtese
Bekim Haxhiu, i njohur si “Kamishi”, pjesëtar i SHIK-ut do me thënë i Shërbimit Informativ të Kosovës, me zbulimin e tij se kinse Albin Kurt, udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje paska pasur kontakte me qarqet ministrore serbe të kohës së Millosheviqit shpalos përfundimisht domethënien e shkurtesës SHIK- Shërbimi Intrigues i Kosovës. Intrigat e shërbimeve intelegjente i karakterizon, në të shpeshten e rasteve, sajimi i tyre i hollë, kurse zbulimin intrigues të Kamishit e karakterizonte vetëm qëllimi i tij i errët – deklasimi moral i Albin Kurtit.
Kjo tregon se SHIKU nuk ka qenë kurrfarë Shërbimi Informativ i Kosovës, por Shërbim Intrigues i Kosovës që ka pasur për detyrë të përcjellë dhe të shantazhojë kundërshtarë politikë të kryetarit të PDK-së dhe fatkeqësisht të shefit aktual të Qeverisë së Kosovës.
I vetëdijshëm për paaftësitë e tij dhe të partisë që përfaqëson për t’u ndeshur me argumente në rrafshin intelekual dhe politik me Albin Kurtin, nikotina e kamishit lëshon shtëllunga tymi të errëta për t’ua errësuar shikimin dhe për t’ua trullosur mendjen atyre që shikimin ashtu – kështu nuk e kanë aq të qartë dhe mendjen e kanë të ngatërruar sa nga padituaria, aq edhe nga mashtrimi i pushtetarëve.
Pse nuk komunikoi Albin Kurti në forma të tjera më të sofistikuara me kinse vajzën e njërin nga ministrat serbë të Millosheviqit, p.sh. përmes postës elektronike, por iu paska dashur atij të marrë autobusin nga Prishtina në Beograd dhe anasjelltas?!
Pse, derisa Albin Kurti paska pasur komunikime të tilla nuk iu paska bërë ndonjë shërbim më ekstra, por iu paska dashur të merr mundin e të “dekonspirohet” në autobusin e linjës Prishtinë – Beograd – Prishtinë?
Pse, atëherë, Albin Kurti u mbajt në burgjet e Serbisë e je në hotelet serbe dhe të paraqitej se kinse mbahet në burg i izoluar?
Akuzat e Kamishit janë aq kamishioze sa ndoshta e vetmja përgjigje e merituar do të ishte injorimi i tyre i plotë. Një meritë e kanë, megjithatë, se zbulojnë përfundimisht karakterin e SHIK-ut – intrigimin e personaliteteve të Kosovës dhe jo informimin në shërbim të Kosovës.
SHIK-u, po të mos ishte i përgjuar dhe po të mos ju tregoheshin dyertë e qelive eksponentëve të tyre, do të zgjidhnin jo rrugën e komprementimit moral, por të atij fizik të Albin Kurtit dhe të kundërshtarëve të tjerë politikë.
Shpërfaqja e një pseudoshkence
Mendova se Jahja Koka në paraqitjen e tij do të ishte shumë më bindës në shpjegimin e fenomeneve të ndryshme fizike, do të sillte aspekte konkrete të fushës së tij të punës dhe të studimit, do të arrinte që ato t’i shpjegonte shumë më thjesht dhe më bindshëm seç arriti t’i shpjegojë.
Mënyra se si ai fliste për fenomenete fizike ndoshta mund të kalojë në Kuvajt, pa dashur ta nënçmojë paraprakisht nivelin intelektual të studentëve kuvajtas, por asesi nuk do të kalonte në amfiteatrot e universiteteve evroperëndimore.
Rruga shkencore e zbulimeve dhe e vërtetimeve është e vështirë, por e shpjegimit të fenomeneve, kur ato zotërohen mirë nga folësi, është e thjeshtë, e lehtë për t’u interpretuar dhe e këndshme për t’u dëgjuar.
Shumë më mirë, shumë më shkencore dhe shumë më modeste do të ishte sikur Jahja Koka dhe cilido tjetër që temat që nuk i zotërojnë të deklarojnë se për tema te caktuara nuk kanë njohuritë dhe kompetencën e mjaftueshme për të ligjëruar, sesa të aktrojnë të gjithëdijshmit dhe të dalin qesharak në shpjegimet e tyre.( Ashtu jobindës, gati qesharak, doli para një kohe në një emision televiziv edhe kolegu i tij nga dega e Fizikës e Fakultetit të Shkencave Matematiko- Natyrore të Universitetit të Prishtinë, Dr. Rasim Bejtullahu, kurs flsite për fenomenet klimatologjike, të cilat shihej qart se nuk i zotëronte aspak).
Ashtu siç u prezentua Jahja Koka shpërfaqi psudoshkence dhe jo shkencë. Përthyerja e dritës dhe fenomeni i ndërrimit të ngjyrave, kalimi i grimcave prej një forme të energjisë në një formë tjetër, përplasja e grimcave me shpejtësi drite dhe simulimi i shpërthimit që shkaktoi krijimin e botës, siç u ekperimentua në Qendrën Studimore CERN, mund të shpjegohen më thjesht, gjithsesi më më bindshëm dhe në mënyrë më atraktive.
Këto prezentime nuk ndikojnë në nxitjen e popullarizimit të shkencave natyrore. Ato krijojnë tek të rejat dhe të rinjtë tanë më shumë bindjen se shkencat e natyrës janë një dhunti e veçantë e njerëzve te veçantë sesa një sistem dijesh e eksperimenitmesh.
* Pikëpamjet e shprehura në këtë kronikë shprehim mendimet e autorit dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht mendimet e redaksisë.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit











