Gjuha
Shpërblehet romani mbi lidhjen mes tamilit dhe shqiptares
Senthili dhe Valmira nuk njihen mes vete, nuk janë takuar kurrë. Ai i shkruan asaj në facebook. Ata përshkruajnë vendet ku do të mund të takoheshin...
Çmimin promovues letrar të qytetit Bremen, ndër më të mëdhenjtë në Gjermani e ka fituar shkrimtari me prejardhje nga Sri Lanka, Senthuran Varattharajah për romanin e tij të parë “Vor der Zunahme der Zeichen” (Para rritjes së shenjës). Interesante është se në këtë roman ai përshkruan lidhjen në mes të një të riu nga Sri Lanka dhe një të reje nga Kosova. Duke rrëfyer mbi botët e tyre të prejardhjes dhe për punët që kanë bërë, ata bëjnë njëkohësisht një udhëtim studiues në gjuhën e tyre të re (gjermanishten) thuhet në arsyetimin e jurisë për ndarjen e çmimit.
Senthili dhe Valmira nuk njihen mes vete, nuk janë takuar kurrë së bashku. Senthil i shkruan Valmirës në facebook. Ata sistematikisht përshkruajnë vendet ku do të mund të takoheshin, si Universiteti i Marburgut, ku ai po ndiqte studimet, një kafene e preferuar e të dyve, Berlini ose, madje edhe Nju Jorku. Por në fund ata nuk takohen fare.
Të dy kanë ardhur në Gjermani si fëmijë të vegjël: ai nga Sri Lanka, ajo nga Kosova. Prindërit e tyre kishin ikur nga luftërat në vendet e tyre. Gjermania si vend të cilin ata sot e njohin si atdhe të tyre, gjuhën e së cilës e flasin, në fillim fare u ishte paraqitur si një grumbullim shenjash të pakuptueshme.
Varatharajah, i lindur në vitin 1984 në Sri Lanka, ka studiuar filozofinë, teologjinë ungjillore dhe shkencën mbi kulturën, në Marburg, Berlin dhe Londër. Në vitin 2014 ai ka marrë pjesë në Ditët e letërsisë në gjuhën gjermane, të 38-tat me radhë. Dhe, ndonëse nuk kishte pasur më parë asgjë të botuar, ai kishte fituar çmimin e 3Sat.
Çmimi letrar i Bremenit është një ndër çmimet më të vjetra dhe më të rëndësishme letrare në Gjermani. Është themeluar në vitin 1954. Çmimin kryesor që “peshon” 25 mijë euro e ka marrë, Terezia Mora, e lindur në Hungari, për romanin e saj “Die Liebe unter Aliens” (Dashuria në mes jashtëtokësorëve). Ndërsa çmimi promovues, i fituar nga Varattharajah, vlen 6000 euro.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë










