Lajme
Shpërblehen me mirënjohje ata qe e promovojnë “Made in Kosova”
Kompanitë që kanë marrë mirënjohje janë “Abi-Elif”, “Ujërat e Drinit”, “Gllareva”, “Reneual Tahiri”, “Osa Termosistem”, “Radoniqi”, “Frutex” dhe “Tafa 3Ha”
Bizneset që e promovojnë brendin “Made in Kosova” janë shpërblyer nga Oda Ekonomike e Kosovës. Drejtuesit e OEK-ut kanë ndarë mirënjohje të veçanta për disa kompani vendore për kontributin e tyre.
Kreu i OEK-ut, Safet Gërxhaliu, tha se në qoftë se një kompani punëson rreth 1 mijë persona dhe kontribuon për vendin, këtyre bizneseve duhet tu jepet epiteti i heroit të pasluftës.
“E bërëanjë analizë të të punësuarave në kompanitë e juaja dhe e bëra një analizë të kontributit tuaj në buxhetin e Kosovës dhe definitivisht jeni ata që e meritoni epitetin e të qenurit heronj të pasluftës”, ka thënë ai, transmeton albinfo.ch.
Ndërsa Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri pohoi se këto kompani janë kategoria e tatimpaguesve që kontribuon më së shumti në buxhetin e shtetit. Por ai ka kërkuar që bizneset të regjistrua në Kosovë të pajisen me arka fiskale dhe ti deklarojnë të hyrat e tyre e të paguajnë tatimin ndaj shtetit.
Kompanitë që kanë marrë mirënjohje janë “Abi-Elif”, “Ujërat e Drinit”, “Gllareva”, “Reneual Tahiri”, “Osa Termosistem”, “Radoniqi”, “Frutex” dhe “Tafa 3Ha”.
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese









