Lajme
Shpendi i dërgon 70 lëndë në Prokurori
Rreth 70 lëndë të ndryshme që lidhen me prokurimin, ndërtimet pa leje edhe çështje të pronave, janë dërguar në Prokurorinë e Shtetit nga Komuna e Prishtinës
Komuna e Prishtinës i ka proceduar në Prokurorinë e Shtetit, rreth 70 lëndë të ndryshe që kanë të bëjnë me shkeljet ligjore të qeverisjes së kaluar, por shumica prej tyre po zvarritën nga gjyqësori. Kështu ka deklaruar kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ka kërkuar që disa lëndë që lidhen me profilin të lartë të procedohen më shpejt.
“Janë mbi 70 lëndë të cilat i kemi dërguar…Nuk mendoj se është detyrë e imja që të gjej gjëra për ish-kryetarin apo për tjetër kënd. Zyra ime është që kur gjejë parregullsi, është ta mbroj interesin publik dhe ta mbroj interesin e Komunës së Prishtinës. Në qoftë se mendoj se diku është dëmtuar Komuna e Prishtinës, atëherë mendoj se kjo është rast për prokurorinë”, ka deklaruar Ahmeti për Kpress.
Sipas tij, në mesin e atyre lëndëve ka edhe të prokurimit edhe të ndërtimeve pa leje edhe çështje të pronave të ndryshme.
Ahmeti tha se kanë identifikuar shumë prona të cilat shfrytëzohen nga njerëz të ndryshëm dhe se për këto prona Komuna e Prishtinës nuk merr qira, madje disa prej tyre që shfrytëzohen nuk kanë as kontratë.
E i pyetur se këta uzurpues të pronave a janë njerëz të niveleve të larta, ai ka thënë se së pari duhet të kuptojnë se kush i ka uzurpuar këto prona, por se sipas tij në çështjet e ndërtimeve nuk kanë gjetur emra të profileve të larta.
I pari i Prishtinës, gjithashtu foli edhe për parregullsitë që i ka gjetur në këtë komunë, duke thënë se një ndër problemet kryesore janë pronat dhe tjetërsimi i këtyre pronave, madje këto raste kur dërgohen në prokurori kanë pak vonesa dhe se kjo po e brengos por jo që ka dyshime në këtë të fundit.
“Duhet vendimi menjëherë që ka parregullsi të procedojë te prokuroria, ata vendosin se a duhet të vazhdojë. Kemi pa, unë jam pak i brengosur me shpejtësinë me të cilën merret prokuroria me çështje”, ka deklaruar Ahmeti, sipas të cilit, nëse prokuroria vepron më shpejt, edhe besueshmëria do të jetë më e madhe ndaj drejtësisë.
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç











