Lajme
Shpejt pritet ta ulë tatimin për lëndën e parë që importohet në Kosovë
Qeveria e Kosovës pritet që shumë shpejt ta ulë tatimin për lëndën së parë që importohet në Kosovë. Kjo ishte vetëm njëra ndër pikat lehtësuese që janë renditur në listën e Ministrit të Financave, Bedri Hamza, i cili në takimin e organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës me zyrtarë institucionesh dhe biznesmenë, ka premtuar se Qeveria e Kosovës do të ndjekë politika në të mirë të zhvillimit të biznesit në vend.
Bizneset do të lirohen nga TVSH-ja edhe në aspektin e ambalazheve, mjeteve kapitale, si dhe do të ulet norma e kamatës e cila aktualisht shkon deri në 18 për qind. Ndërsa drejtori i Doganave të Kosovës, Naim Huruglica, e ka quajtur këtë vit sfidues, marrë parasysh interesimin e qeverisë për rritje të buxhetit.
Biznesmenët e pranishëm ndonëse me vonesë, e mirëpritën këtë hap të ministrit Hamza.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













