Futboll
Shpallet tenderi për shtatoren e legjendës së futbollit Fadil Vokrri
Ministria kosovare e Sportit, ka filluar të mërkurën procedurat për tenderim, për ndërtimin e shtatores së ikonës së futbollit kosovar dhe parkut me emrin e tij
Portretizimi në bronz i legjendës së futbollit Fadil Vokrri ka nisur hapat e parë drejt jetësimit.
Ministria e Sportit, ka filluar të mërkurën procedurat për tenderim, për ndërtimin e shtatores së ikonës së futbollit kosovar dhe parkut me emrin e tij.
Ky investim u premtua se do të realizohej në njëvjetorin e vdekjes së ish-sulmuesit të Prishtinës, Partizanit e Fenerbahçes, janë ndarë edhe mjetet financiare. Por, ai nuk u bë.
E problemi i vetëm është hapësira se ku do të vendoset tashmë obelisku i Vokrrit, për të cilën Ministria ka bërë kërkesë në komunën e Prishtinës.
Në këtë të fundit thanë përmes postës elektronike se janë në bisedime edhe me Federatën e Futbollit dhe se pas caktimit të lokacionit do të votohet në asamblenë komunale.
Shtëpia kosovare e futbollit e ka të qartë parcelën se ku do të duhej të realizohej ky project percjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë










